Autor: Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij
Pyetësi: Etheri i dytë: Ka thënë el-Euza’ij – rahimehUllah –, siç gjendet në librin “el-Ibaneh” të Ibën Battah:
من ستر علينا بدعته لُم تخف علينا أُلفته
“Ai që na e fsheh bidatin e tij s’mund të na i fshehë miqtë e tij.”
Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij: Kjo është e qartë. Ai që na e fsheh bidatin e tij s’mund të na i fshehë miqtë e tij. Domethënë, nëse ai e fsheh bidatin, atëherë neve do të na bëhet e qartë nga miqtë e tij, pra nga njerëzit që ai i miqëson dhe nga të cilët anon, që ai është prej bidatçijve. Nëse ai miqëson bidatçijtë dhe anon nga bidatçijtë, neve na bëhet e qartë nga kjo që ai është bidatçi, po.
Pyetësi: Po o Shejkh. Ka një pyetje o Shejkh: A kuptohet nga ky ether që personi i cili nuk dihet se si është gjendja e tij dhe medh`hebi i tij, porse njerëzit me të cilët ai ulet dhe përzihet janë njerëzit e epsheve dhe të bidateve, se ai gjykohet me bidat dhe u atribuohet atyre?
Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij: Po, kjo është.
Pyetësi: Etheri i tretë: Kur erdhi Sufjan eth-Theurij në Basrah, ai filloi te hetonte...
Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij: Ata thanë: njerëzit të cilët ai i viziton, shokët dhe miqtë e tij, e bëjnë të qartë (gjendjen e tij). Domethënë, njerëzit të cilët i viziton, nëse ai viziton njerëz prej ithtarëve të bidatit, atëherë u mor vesh që ai është bidatçi.
Kur dijetarët e hadithit dëgjuan që erdhi një person që i atribuohet hadithit, dhe ata nuk e dinin a kishte ai akijde dhe medh`heb të saktë apo ishte bidatçi, atëherë njëri prej dijetarëve në kohën e tij tha: “Shikoni tek kush do të vijë, me kë do miqësohet dhe me kë do shoqërohet.” Apo tha një fjalë të ngjashme me këtë. Dhe më pas u bë e qartë që ai erdhi tek bidatçijtë dhe u shoqërua me ata.
Pyetësi: Po o Shejkh. Etheri i tretë: Kur erdhi Sufjan eth-Theurij në Basrah, ai filloi te hetonte gjendjen e Rabij’ Ibën Subajh dhe pozitën që kishte ai tek njerëzit. Ai pyeti: “Çfarë medh`hebi ka ai?” Ata i thanë: “Nuk ka medh`heb tjetër pos Sunetit.” Ai tha: “Kush janë shokët e tij?” Ata thanë: “Kaderijet.” Ai tha: “Epo ai qenka kaderij.”
Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij: [Qesh…] Përderisa shokët e tij janë kaderijet, edhe ai është kaderij. Po.
Pyetësi: Po o Shejkh. O Shejkh, a kuptohet nga ky ether që personi nëse shfaq Sunetin dhe pretendon se është prej pasuesve të Sunetit, mirëpo njerëzit me të cilët ai ulet janë prej ithtarëve të bidateve dhe epsheve, a bëhet bashkë me ta, thjesht ngaqë ulet me ta?
Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij: Po. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj