Autor: Shejkh Zejd ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: el-Exhuibeh el-Etherijeh ‘anil-Mesail el-Menhexhijeh, fq. 206
Pyetja 45:
Cili është gjykimi i vizitës së bidatçiut të sëmurë, që e shfaq bidatin e tij dhe thërret për tek ai, si dhe paralajmëron për selefizmin dhe dijetarët e tij?
Përgjigje: Ajo që mendoj unë për këtë çështje është se lejohet vizita e tij nga ai që ka dije sheriatike, dhe synimi i tij parësor të jetë dhënia e këshillës me mirësjellje ndaj këtij të sëmuri, me qëllim që të largohet nga bidati i tij me të cilin është njohur, para se t’i vijë vdekja, duke qenë se ai është kapur me këtë bidat dhe do ta lë atë mrapa. Kjo gjë i sqarohet atij me argumente të transmetuara (nga Kuranit dhe Suneti) dhe argumente logjike. Nëse ai (bidatçiu) i përgjigjet atij, atëherë kjo është ajo që kërkohet, e nëse refuzon dhe ngul këmbë në bidatin e të keqes dhe sherrit, ai (dijetari që e këshilloi) shfaq haptazi distancimin tij nga ai dhe thotë qartazi se do ta braktis atë; do t’i paralajmërojë njerëzit nga bidati tij, qoftë ai i gjallë apo i vdekur. Ai e bën këtë si këshillë për Muslimanët, për ringjallje të sunnetit, mburrje me sunnetin, shfarosjen e bidateve si dhe ngritjen e argumentit me dëshmi dhe fakte.
Ndoshta pyetësit i pështjellohet kjo përgjigje nëse e krahason këtë me qëndrimin e disa selefëve ndaj njerëzve të bidateve, qofshin ata të gjallë apo të vdekur.
Andaj, i them atij (pyetësi): Është detyrë për thirrësin që thërret për tek Allahu, të posedojë urtësi dhe të marrë parasysh dobitë, dëmet dhe rrethanat, dhe kështu të veprojë me atë që është e dobishme, aq sa ka mundësi. Gjithashtu, kësaj përgjigjeje ia bashkëngjisim edhe veprën e Pejgamberit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur ai vizitoi Jehudijun dhe ia prezantoi Islamin, kështu ai u pendua. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e falenderoi Zotin e tij i Cili e shpëtoi Jehudiun nga zjarri duke e futur atë në Islam me mirësinë e Tij, pastaj me thirrjen e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe këshillën e tij ndaj Jehudiut.
Prej Allahut vjen suksesi.
Përktheu: Jeton Shasivari