Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhalij

Burimi: Kaseta “Mu’ameletu Ehlil-Bid’a

Pyetje: Një hatib përmend fjalë të dikujt prej pasuesve të bidateve dhe nuk sqaron devijimin e këtij prej të cilit përcjell. Pra, a lejohet argumentimi me fjalët e tyre pa mos paralajmëruar për ta?

Shejkh Rabij: Si për shembull kush nga pasuesit e epsheve?

Pyetësi: Si për shembull: Ebi Hamid el-Gazalit. Argumentohet me fjalët e tij në hutben e xhumasë dhe nuk i njofton njerëzit se ky njeri është nga pasuesit e humbjes.

Shejkh Rabij: Së pari: Përse i përmend në hutbe fjalët e tij?! A nuk e ka Librin e Allahut? A nuk e ka Sunnetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? A nuk i ka fjalët e Selefëve? D.m.th. njeriu ka mundësi që të përmend para njerëzve në ndonjë prej çështjeve një pasues të bidateve apo ndonjë tjetër, dhe ata janë të njohur për njerëzit, dhe nuk thotë qe ky ka këtë e atë (gabim). Njëkohësisht vjen me fjalë të Ibën Tejmijes, Ibën Kajjimit e të tjerëve. dhe vjen me fjalë të pasuesve të bidateve dhe vëren se njerëzit e njohin atë, e nuk thotë: “UAllahi ka këtë bidat, ka atë bidat.” Ndoshta ai mund te jetë shija apo diçka tjetër dhe nuk thotë që është shija!

Parimi është ky – Allahu ju bekoftë: Ne nuk mund ta shpallim të devijuar çdonjërin që përcjellë ndonjë fjalë të bidatçiut e të themi për të: Ai është bidatçi.

Përktheu: Servet Mata