Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira o Shejkh! Gjithashtu o Shejkh, është një pyetje këtu: një prej hizbive themeloi një parti politike dhe e quajti “Selefizmi akademik”, dhe ka punuar për disa vite në këtë parti. Më pas ai e la këtë parti, tani, dhe u distancua nga ajo. A zbatohet mbi të gjykimi i bidatçiut që duhet patjetër të bëjë sqarim, deklarim dhe korrigjim të asaj që ka prishur në fe, apo...?
Përgjigje: Duhet patjetër bejan (sqarim)! Nuk pranohen pretendimet e tij kinse është penduar përveç se mbasi që të ketë bërë bejan (sqarim) të qartë dhe të mos përzihet me Selefijinët përveç se mbasi që të duket saktësia e teubes së tij, sepse ata, hizbijunët, kanë kurthe, prandaj kam frikë se ai po sajon ndonjë hile ndaj të rinjve Selefijinë – Allahu u bekoftë – që t’i mashtrojë dhe t’i tërheqë në devijimet e tij dhe lajthitjet e tij, sepse ata janë të njohur për këto metoda.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj