Bismilah...

Autor: Shejkh Ajid esh-Shimmerij

 

 

Përse kur është fjala për moral dhe sjellje, nuk ka ndonjë fushatë? Duhet patjetër që të ketë fushatë nga ana e ministrive të shtetit, hatibëve, imamëve dhe të tjerëve, e jo të angazhohen disa davetçinj duke marr pjesë nëpër kanalet televizive, të cilat janë të njohura për degjenerim. Shejtani i mashtron këta thirrësa (duke i bërë ata që të mendojnë se): me prezantimin tonë në këto kanale ne synojmë audiencën e madhe të këtyre kanaleve, kështu që, nëse prezantojmë tek ato kanale, kjo audiencë e madhe do të na ndjekë neve.

 

Çfarë ndodhi më mbas? Ju vet ndryshuat. Fytyrat tuaja ndryshuan. Mjekrat tuaja ikën. Rrobat tuaja u zgjatën poshtë kyçit të këmbës. Fetvatë tuaja kanë ndryshuar. Atëherë, ju vet keni ndryshuar! Ku është ajo audiencë që doni ta ndryshoni?! Është e pamundur! Është e pamundur që t’i ndryshoni njerëzit, përveç se me atë që e ka ligjëruar Allahu, me Sheriat. Nuk mund të vish me një metodë të shpikur dhe me një metodë që ka gjynahe dhe të pretendosh se do të bësh përmirësim.

 

Përmirësimi bëhet sipas kritereve Sheriatike dhe përmes rrugëve Sheriatike, të cilat i ka treguar Kur`ani dhe Sunneti. Kjo fitne ka pllakosur gjithandej. Dhe kjo është prej shkaqeve që kanë ndikuar tek të rinjtë, të cilët kanë filluar që të argumentohen me këta thirrësa.

 

Të rinjtë thonë: “Ju na ndaloni që të mos e ndjekim këtë kanal, kurse dijetarët dhe disa prej thirrësve tuaj prezantojnë në këto kanale! Nëse këto kanale televizive janë haram dhe nuk lejohen, atëherë përse ata dalin në këto kanale? Unë vetëm i shikoj këto kanale dhe as që kam shkuar ndonjëherë tek ato e as që kam dal ndonjëherë tek këto kanale. Kurse ata (thirrësa e dijetarë) shkojnë tek këto kanale dhe shfaqen në to. Madje, ata organizojnë emisione duke marrë para si këmbim. Emision i plotë, për çdo javë.”

 

Kjo që thonë është e vërtetë. Ku shkoi bashkëpunimi në vepra të mira dhe devotshmëri dhe mos-bashkëpunimi në mëkate dhe shkeljen e kufijve? Kush ua ka bërë hallall këto para që i marrin? Këto para vijnë përmes këtij degjenerimi dhe përmes këtyre filmave të prishur dhe të pamoralshëm. Kjo është ideologjia e Ikhuanul-Musliminëve. Kurse në ideologjinë e Selefijve, në akiden e Selefëve dhe në rrugën që ndoqën Ibën Bazi, ibën Uthejmini dhe imamët e Islamit, s’ka pasur gjëra të tilla.

 

Mirëpo, pikërisht ata që u edukuan në gjirin e Ikhuanul-Musliminëve, janë ata që i konsiderojnë të lejuara këto gjëra anormale që nuk kanë norma dhe kritere (sheriatike), të cilat gjithmonë janë veçse opinione dhe konkluzione politike e asgjë më shumë, jo politikë sheriatike, e bazuar në Kur`an dhe Sunnet, porse politikë makiaveliste: qëllimi justifikon mjetin. Pra, qëllimi – që të arrij tek audienca – e justifikon mjetin – që të dal në këtë kanal të prishur –. Kush e ka thënë këtë?

 

Kështu që, duhet patjetër të dimë se armiqtë e Islamit – fatkeqësisht – kanë arritur që të ndikojnë edhe tek disa që i atribuohen Islamit, të cilët vet janë bërë mjet i shkatërrimit. I gjalli nuk është i garantuar se nuk do ta kapë fitneja. Zemrat janë midis Dy Gishtave të Mëshiruesit. Në të vërtetë është Kur`ani dhe Suneti gjykatës për të gjithë. Nëse dikush ka pasur një të kaluar të mirë, kjo nuk do të thotë se mendimi i tij i cili bie ndesh me Sheriatin, mbetet mendim i pranuar.

 

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّـهِ وَالرَّسُولِ

“Nëse kundërshtoheni mes veti për ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij.” [en-Nisaa`, 59]

 

Kështu e kemi detyrë që të trajtojmë njëri-tjetrin dhe kështu e kemi detyrë që t’i themi gabimtarit që gabove dhe atij që ia qëllon të vërtetës t’i themi ia qëllove. Për këtë arsye, vëren se armiqtë e Islamit, arritën të depërtojnë përmes atyre (thirrësve dhe dijetarëve të devijuar). Kur na ka vajtur ndonjëherë në mendje se do na dalin kanale televizive që quhen kanale “Islame”, në të cilat fund e krye ka muzikë! E kur na ka vajtur ndonjëherë në mendje se do ketë tek ne kanale që quhen “Islame”, në të cilat ka gra që zbulojnë fytyrën, dalin pa hixhab, ulen me burrat; bisedojnë me ta, kurse ata i kanë mjekrat si mjekra e njohur e Hasan el-Benna! E qartë apo jo?

 

Atëherë, kur i kuptuam ne këto gjëra? Kur e kuptuam që financuesi i “Rotana” (kompani filmike) dhe financuesi i kanaleve të degjenerimit, është po i njëjti që po themelon kanale “Islame”, në emër të Islamit, dhe në to ka muzikë dhe gjëra tjera.

 

Kush është ai që ua ka bërë hallall atyre këto para? Prej nga erdhën këto para? Me çfarë parash janë themeluar këto kanale? Me para që janë nxjerrë nga hallalli apo nga harami? Kush është ai që ua ka lejuar të gjitha këto gjëra? Kush është ai që ua ka lejuar atyre këtë muzikë, këto këngë dhe të gjitha këto gjëra? Kush ua ka lejuar këtyre grave që të dalin (nëpër kanalet televizive), kjo është thirrësja filanka kurse kjo tjetra është thirrësja filanka? Ka dalë me fytyrë të zbuluar, flet, qesh dhe buzëqesh para publikut. Kjo është ideologjia e shpikur dhe e pavërtetë e Ikhuanul-Musliminëve. Prandaj, ata kanë rënë në kontradiktë.

 

Si urdhëroni dhe ndaloni nga ajo që vet ju keni rënë në të? Si thoni ju që muzika është haram kur këndon filan këngëtari, ndërsa muzika e filanit që këndon ilahije, lejohet? Ajo është muzikë në të dyja rastet. Porse ky (që këndon ilahi) i përkatësohet Ikhuanul-Musliminëve, prandaj këtij i lejohet muzika. Kurse ky tjetri nuk i përkatësohet Ikhuanul-Musliminëve, prandaj muzika nuk i lejohet.

 

Kështu që, çështja (e Ikhuanul-musliminëve) nuk është ajo çfarë thotë feja Islame, porse çfarë thotë hizbi (grupacioni, partia). Këtu përdoret muzika dhe këndohet, nga ana tjetër edhe ky tjetri përdor muzikën dhe këndon. Dallimi – sipas tyre – na qenka se kjo (ilahija) nuk ka fjalë dashurie. Në rregull! Ekzistojnë këngë që nuk kanë fare fjalë dashurie, të cilat i këndojnë këngëtarët të cilët njihen për shthurje dhe mëkate të mëdha. Çfarë mendimi keni për këto këngë? A t’ua sjellim? Pra, nëse në fjalët (e këngës) nuk ka degjenerim dhe fjalë të pista, a t’i sjellim? Në rregull, po nëse këndon këngëtarja filanka, sidomos këngëtaret e vjetra, ndonjëherë këndojnë këngë që nuk përmbajnë degjenerim dhe shthurje. Pra, a t’i dëgjojmë? Këtu muzikë dhe atje muzikë. Këtu s’ka fjalë të pahijshme dhe atje s’ka fjalë të pahijshme.

 

Ata (Ikhuanul-musliminët) janë politikanë. Ne i njohim. Ata i bëjnë këto gjëra që të fitojnë simpatinë e publikut, sepse ata thurin plane për një fazë tjetër më vonë: faza e zgjedhjeve, faza e ndryshimit të qeverisjes dhe politikës. Me këtë synojnë që, nesër, kur të zbresin në mejdan, publiku t’i njohë ata. Prandaj, i sheh ata se vallëzojnë me valltarët, i bien daulles bashkë me daullexhinjtë, dalin me muzikantët, i sheh ata në mesin e futbollistëve dhe i gjen në çdo vend tjetër. Nuk gjen ndonjë vend vetëm se ke për t’i gjetur ata aty. Pse? Sepse ata kanë plan afatgjatë. Kanë plan politik. Dhe për hir të politikës, e kanë kundërshtuar Sheriatin Islam.

 

Andaj, ne themi: ekziston rrezik që kërcënon Islamin dhe Muslimanët. Është rrezik që vjen qoftë nga ata armiq që duan sistemin perëndimor, liberalistët, blloku i perëndimit me synimet e tij, si dhe nga ana tjetër, rreziku që vjen nga ata që i lejuan këto gjëra në emër të Islamit dhe në emër të thirrjes për tek Allahu dhe ua zbukuruan njerëzve.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari