Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Shkëputje nga një ligjëratë me titull “TakuaLlahi ue es-Sidk”, min. 41:03

Burimi: http://www.rabee.net/ar/sounds.php?cat=6&id=102

 

 

Pyetje: Një pyetës thotë: “A lejohet thirrja për tek Allahu dhe menhexhin selefi në minberet e disa kundërshtarëve të menhexhit selefi? D.m.th në vendet e tyre, tubimet e tyre dhe qendrat e tyre?”

 

Përgjigje: Nëse ata të lejojnë ta sqarosh të vërtetën, atëherë sqaroje atë. Por me kusht që mos të tregohet i butë me ta dhe të mos shkojë pas qejfit të tyre. Nëse ata thonë: “Hajde! ky është minberi dhe mbaj hutbe në xhaminë tonë. Ne jemi Xhemati Teblig ose ne jemi Ikhuanë, mbaje hutben në minberin tonë dhe thuaje fjalën e vërtetë.”

Shko dhe thuaje të vërtetën haptazi o vëlla, por mos u bëj lajka atyre. Sqaroje të vërtetën dhe largohu.

Pas kësaj (hutbes ose ligjëratës në mjediset e tyre) mos u shoqëro me ta, mos ha bashkë me ta, mos pi me ta, mos qesh me ta, mos udhëto me ta, etj. Jo!

Sqaroje të vërtetën me urtësi, argumente dhe fakte, me kaq mbaroi. E ke çuar në vend misionin tënd dhe obligimin tënd – in shaa Allah. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari