Autor: Shejkh Sulejman bin SelimuLlah er-Ruhejli
Njerëzit e epsheve dhe njerëzit xhemateve hizbije (grupacioneve) i akuzojnë nxënësit e dijes në vendet e tyre – nga ata të cilët i përkatësohen menhexhit të Selefëve (paraardhësve) të devotshëm – se janë njerëz të ashpër duke gënjyer për ta. Ndërsa, ajo që dihet për nxënësit të cilët janë në menhexhin (metodologjinë) e saktë të Selefëve, është se ata janë njerëzit e tolerancës sheriatike, në të cilën nuk ka shkrirje të hakut që dëmton dhe ashpërsi që dëmton, porse ka tolerancë që ngazëllon, realizon synimet dhe sjell mirësi.
Por, unë gjithmonë u them nxënësve të dijes: përgënjeshtrojini pretendimet e tyre duke bërë vepra të sinqerta; kapuni fort pas menhexhit të Selefëve të devotshëm dhe shfaquani njerëzve të vërtetën, se e gjithë mirësia e tyre është në këtë menhexh selefij (metodologjinë e të parëve tanë), dhe mos i bëni njerëzit që ta urrejnë menhexhin e Selefëve me sjelljet tuaja të këqija.
Unë gjithmonë i këshilloj të rinjtë duke u thënë: nëse ti kapesh pas fesë, bëje familjen tënde që ta duan qëndrueshmërinë në fe (fetarinë). Mos e bëj familjen tënde që ta urrejnë fetarinë. Ka ndonjë prej vëllezërve që është i butë dhe u bën mirë prindërve, sillet mirë me motrat, e nëse kapet pas fesë, ndryshon. Si pasojë e kësaj, u jep prindërve mesazh jo të mirë dhe atyre që janë përreth tij ua bën të urryer fetarinë. Ji për njerëzit pas fetarisë tënde më i mirë se ç’ishe para fetarisë tënde. Bëjuani të dashur njerëzve fenë e Allahut, bëjuani të dashur njerëzve menhexhin e Selefëve përmes rrugës së saktë sheriatike, menhexh i cili është fakt i vërtetë.
Menhexhi i selefëve është i gjithi mëshirë. Menhexhi i selefëve është i tëri me dobi dhe përmes tij kuptohen dëmet. Ne, nxënësit e dijes që Allahu na e ka mundësuar ta njohim këtë menhexh dhe të ecim drejt tij, e kemi detyrë që t’ua sqarojmë njerëzve këtë realitet me moralin, veprat dhe sjelljet tona që ndërtohen me (fjalët): ka thënë Allahu dhe ka thënë i Dërguari i Tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – duke qenë në rrugën e Selefëve të devotshëm.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari