Autor: Shejkh Salih ibën Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Kitabul-Kebair, fq. 32
Ka shumë njerëz që nuk e pranojnë hakun (të vërtetën) – la haule ue la ku’uete il-la bil-lah. [1]
Nëse u thuhet atyre: Ka thënë Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar; ka thënë i Dërguari – sal-lAlahu alejhi ue sel-lem – ata nuk pranojnë, përkundrazi, ata pasojnë ëndjet dhe epshet e tyre, apo pasojnë verbërisht ndonjërin nga kokat dhe udhëheqësit e tyre.
Ata i marrin ajetet dhe hadithet vetem për të kërkuar bereqet, dhe nga ana tjetër nuk punojnë me to, por punojnë sipas direktivave që ua japin kokat dhe drejtuesit e tyre.
Madje, kur i thua ndonjërit nga nxënësit e dijes: “Gabove dhe argumenti për këtë është ky.” Ai nuk pranon. Kështu që, kjo është mendjemadhësi, sepse Muslimani e ka detyrë që kur t’i bëhet i qartë haku, të shpejtojë për ta pranuar atë, ngaqë nëse ai e mëson hakun dhe nuk e pranon atë, do të kaplojë devijimi – Allahu na ruajtë.
Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, thotë:
فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّـهُ قُلُوبَهُمْ
“Kur ata u larguan (nga pasimi i të vërtetës, pasi që e mësuan atë), Allahu ua devijoi zemrat e tyre (nga udhëzimi).” Es-Saf, 5
وَنُقَلِّبُ أَفْئِدَتَهُمْ وَأَبْصَارَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا بِهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ
“Ne do t’i pengojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, ashtu siç nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë.” El-En’am, 110
Pra, atyre që u është bërë e qartë e vërteta dhe nuk e pranojnë atë, kihet frikë për ta se mund t’u vulosen zemrat, kështu ato zemra do bëhen që nuk do ta pranojnë hakun si dënim për ta.
Fundnota:
[1] Hafidh ibën Rexheb el-Hanbeli – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“... ky është realizimi i kuptimit të fjalës “la haule ue la ku’ute il-la bil-lah (nuk ka ndryshim e as fuqi vetëm se me lejen e Allahut)”. Kuptimi i saj është: nuk ka ndryshim (kalim) për robin që të kalojë nga një gjendje te një tjetër dhe nuk posedon fuqi për ta bërë këtë, vetëm se me lejen e Allahut. Kjo është fjalë madhështore dhe është një prej thesareve të Xhenetit.”
Burimi: Xhami’u el-Ulumi ue el-Hikem, 482
Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – thotë:
“Nëse dikush thotë: a jam sprovuar me ndonjë fatkeqësi që të them “la haule ue la ku’uete il-la bil-lah?” sepse njerëzit e thjeshtë tek ata, kur njeriun e kaplon ndonjë fatkeqësi, thotë “la haule ue la ku’uete il-la bil-lah.” Ajo që është e ligjësuar në Sheriat gjatë fatkeqësive është që të thuash: inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhi’un (të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi). Kurse kjo fjalë “la haule ue la ku’uete il-la bil-lah,” ligjërohet të thuhet gjatë vet-përmbajtjes dhe durimit; kjo fjalë thuhet për kërkim ndihme (isti’aneh) dhe nuk është fjalë që thuhet gjatë fatkeqësive (istirxh’a).”
Burimi: Sherhul-Mumtië, 2/85
Përktheu: Jeton Shasivari