Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: El-exhuibetul mufijdeh an esiletil menahixhil xhedijdeh, fq. 28-29

 

 

Pyetje: Kush e kanë dënimin më të rëndë, gjynahqarët apo bidatçinjtë?

 

Përgjigje: Bidatçinjtë e kanë dënimin më të rëndë; sepse bidati është më i rëndë se gjynahu. Bidati është më i dashur për shejtanin se mëkati, sepse mëkatari pendohet, ndërsa bidatçiu rrallë ndodhë që të pendohet. Pasi ai mendon se është në hak (të vërtetën)! Në kundërshtim me gjynahqarin, ai e di se është gjynahqar dhe se po bën gjynah. Ndërsa bidatçiu mendon se është duke iu bindur Allahut, dhe se po bën vepër të mirë.

 

Prandaj, bidati – Allahut i kërkojmë mbrojtje prej tij – është më i keq se gjynahu. Sepse bidatçinjtë ndikojnë te njerëzit që ulen tek ata. Pra, rreziku i tyre është i madh!

 

 

Përktheu: Servet Mata