Autor: Shejkh Hamud bin Abdullah et-Tuejxhri (1334 – 1413 h.)
Burimi: Mexhmu’u Muel-lefati ue Resaili el-‘Al-lameti Hamud et-Tuejxhri, vëll. 1, fq. 213
Dashuria për hir të Allahut, urrejtja për hir të Allahut, miqësia për hir të Allahut, dhe armiqësia për hir të Allahut, janë nga çështjet më të rëndësishme të fesë dhe janë lidhja më e fortë e Imanit, siç është thënë në një poezi:
وَمَا الدِّينُ إِلاَّ الحُبُّ وَالبُغْضُ وَالوَلا
كَذَاكَ البَرَا مِنْ كُلِّ غَاوٍ وَمُعْتَدِ
Feja nuk është tjetër veçse dashuri,
urrejtje dhe miqësi,
po ashtu, është distancim nga çdo i devijuar,
dhe nga ai që bën padrejtësi.
Transmeton Imam Ahmedi nga hadithi i Bera ibën ‘Azibit – radijAllahu ‘anhuma – se ka thënë: ishim duke ndenjur te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe ai tha:
((أيُّ عرى الإسلام أوْثق؟)) قالوا: الصَّلاة، قال: ((حسنة وما هي بها))، قالوا: صيام رمضان، قال: ((حسن وما هو به)) قالوا: الجهاد، قال: ((حسن وما هو به))، قال: ((إنَّ أوْثق عُرى الإيمان أن تحبَّ في الله وتُبْغِض في الله))، ورواه أبو داود الطيالسي وابن أبي شيبة والبيْهقي في "شعب الإيمان" بنحوه.
“Cila është lidhja më e fortë e Islamit?” Ata thanë: “Namazi.” Ai tha: “Shumë mirë! E kush vjen pas tij?” Ata thanë: “Agjërimi i Ramazanit.” Ai tha: “Shumë mirë! E kush vjen pas tij?” Ata thanë: “Xhihadi.” Ai tha: “Shumë mirë! E kush vjen pas tij?” Ata thanë: “Lidhja më e fortë e imanit është: që të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.” [1]
Po ashtu, e kanë transmetuar Ebu Daud et-Tajalisi, Ibën Ebu Shejbeh dhe Bejhakiu në “Shu’abul-Iman” që i ngjan këtij hadithi. [2]
Ka transmetuar Taberani në “el-Kebir” [3] nga Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
أوثق عرى الإيمان: الموالاة في الله والمعاداة في الله، والحب في الله والبغض في الله
“Lidhja më e fortë e Imanit është: miqësia për hir të Allahut, armiqësia për hir të Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.”
Transmeton Ebu Daud et-Tajalisi në “Musned-in” e tij, Taberanij në “es-Sagir,” Hakimi në “Mustedrek”, Ebu Nu’ajmi në “el-Hiljeh” nga Ibën Mes’udi – radijAllahu ‘anhu – i cili ka thënë:
دخلتُ على النبي صلى اللّٰه عليه وسلم فقال: ((يا ابنَ مسعود، أيُّ عُرى الإيمان أوثق؟)) قلتُ: الله ورسوله أعلم، قال: ((أوْثق عُرى الإسلام: الولاية في الله والحبُّ في الله والبغض في الله)).
“Hyra te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe ai më tha: “O Ibën Mes’ud! Cila është lidhja më e fortë e imanit? I thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! Më tha: “Miqësimi për hir të Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.” [4]
Ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi nga Ebu Dherri – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
أفضل الأعمال: الحبُّ في الله والبغض في الله
“Veprat më të mira janë: dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.” [5]
Transmeton Imam Ahmedi dhe Taberani në “el-Kebir” nga Mu’adh bin Enes – radijAllahu ‘anhu – se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për imanin më të mirë, ai tha:
أن تُحبَّ لله وتبغض لله، وتُعمل لسانك في ذكر الله)) قال: وماذا يا رسول الله؟ قال: وأن تحبَّ للنَّاس ما تحب لنفسك، وتكرهُ لهم ما تكره لنفسك
“Të duash për hir të Allahut, të urresh për hir të Allahut, dhe ta angazhosh gjuhën tënde në përmendjen e Allahut.” Ai (Mu’adhi) tha: E çfarë ka mbas kësaj o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Të duash për njerëzit atë që do për veten tënde dhe të urresh për ata atë që urren për veten tënde.” [6]
Po ashtu, transmeton Imam Ahmedi dhe Taberani nga Amër bin el-Xhem’u – radijAllahu ‘anhu – se e ka dëgjuar Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të thotë:
لا يجد العبد صريح الإيمان حتى يحب لله ويبغض لله، فإذا أحب لله تبارك وتعالى وأبغض لله فقد استحقَّ الولاية من الله
“Robi nuk do ta gjejë imanin e pastër derisa të dojë për hir të Allahut dhe të urrejë për hir të Allahut. Kur ai të urrejë për hir të Allahut – të Madhëruar e të Lartësuar – dhe të dojë për hir të Allahut, e ka merituar Uilajen (afrimin) [7] tek Allahu.” [8]
Transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij, Bejhakiu në “Shu’abul-Iman,” dhe Hafidh ed-Dija el-Makdisi, nga Ebi Emameh el-Bahili – radijAllahu ‘anhu – nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:
من أحبَّ لله وأبغض لله، وأعطى لله ومنع لله، فقد استكمل الإيمان
“Ai që do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe përmbahet duke mos dhënë diçka vetëm se për hir të Allahut, e ka plotësuar imanin.” [9]
Transmeton Imam Ahmedi, Tirmdhiu, Hakimi dhe Bejhakiu nga Mu’adh bin Enes – radijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
مَن أعطى لله ومنع لله، وأحب لله وأبغض لله وأنكح لله، فقد استكمل الإيمان
“Ai që jep për hir të Allahut, përmbahet dhe ndalon nga diçka për hir të Allahut, do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut dhe martohet për hir të Allahut, e ka plotësuar imanin.” [10]
Hakimi ka thënë: “Hadithi është i saktë sipas kushteve të Dy Shejkhave (Bukharit dhe Muslimit) dhe këta dy nuk e kanë nxjerrë.” Me këtë hadith është pajtuar Dhehebiu në veprën e tij “Telkhiis.”
Transmeton Ebu Daud et-Tajalisi dhe Nesaiu dhe teksti i fjalëpërfjalshëm është i Nesaiut, nga Enes ibën Malik – radijAllahu ‘anhuma – se ka thënë: i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
ثلاثٌ مَن كنَّ فيه وجد بهنَّ حلاوة الإيمان وطعْمَه: أن يكون الله - عزَّ وجلَّ - ورسوله أحبَّ إليه مما سواهما، وأن يحبَّ في الله وأن يبغض في الله، وأن توقد نارٌ عظيمة فيقع فيها أحب إليه من أن يشرك بالله شيئًا
“Ai që i ka këto tre gjëra, përmes këtyre e ka gjetur ëmbëlsinë e imanit dhe shijen e tij: që Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur për të se çdo gjë tjetër, dhe të dojë për hir të Allahut, të urrejë për hir të Allahut. Që të ndizet një zjarr i madh dhe të hidhet në të, është më e dashur për të se sa t’i shoqërojë Allahut shok në ndonjë gjë.” [11]
Ky hadith është nxjerrë në Dy Sahihat, si dhe në libra të tjerë me tekst të ndryshëm nga ky. [12]
Transmeton Hakimi në “el-Mustedrak,” dhe Ebu Nu’ajmi në “el-Hiljeh” nga Aisheja – radijAllahu ‘anha – e cila ia atribuon Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të ketë thënë:
الشِّرْك أخْفى من دَبيب النَّمل على الصَّفا في اللَّيلة الظلْماء، وأدْناه أن تحبَّ على شيءٍ من الجوْر أو تبغض على شيءٍ من العدل، وهل الدِّين إلاَّ الحب في الله والبغض في الله قال الله تعالى: ﴿قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ﴾ [آل عمران: 31])).
“Shirku është më i fshehtë se ecja e milingonës në (vendin) Safa, në natën e errët. Gjëja me e vogël e shirkut është, që të duash diçka prej padrejtësisë apo të urresh diçka prej drejtësisë. A nuk është feja vetëm se të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut? Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ﴾
“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni Mua, Allahu do t’ju dojë juve.” Ali-Imran, 31 [13]
Po ashtu, transmeton Ebu Nu’ajmi përmes disa rrugëve të transmetimit nga Lejth bin Ebu Sulejm, nga Muxhahidi, nga Ibën ‘Umeri – radijAllahu ‘anhuma – i cili ka thënë: Më ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
أحبَّ في الله وأبغِضْ في الله، ووال في الله وعادِ في الله، فإنَّك لن تنال ولاية الله إلاَّ بذلك، ولا يجد رجُل طعمَ الإيمان وإن كثرت صلاتُه وصيامه حتَّى يكون كذلك، وصارت موالاة النَّاس في أمر الدُّنيا وإنَّ ذلك لا يجزئ عن أهلِه شيئًا
“Duaj për hir të Allahut, urrej për hir të Allahut, miqëso për hir të Allahut dhe armiqëso për hir të Allahut, sepse ti nuk mund të arrish Uilajen e Allahut vetëm se përmes këtyre. Njeriu nuk do ta gjejë shijen e imanit, edhe në qoftë se namazi dhe agjërimi i tij është i shumtë, derisa të jetë i tillë. Miqësimi i njerëzve në përgjithësi është kthyer për çështjet e dynjasë, ndërsa kjo gjë nuk u bën dobi atyre.” [14]
Transmeton Ibën Xheriri nga Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – se ka thënë:
مَن أحبَّ في الله وأبغض في الله، ووالى في الله وعادى في الله، فإنَّما تنال ولاية الله بذلك، ولن يجد عبدٌ طعمَ الإيمان وإن كثُرت صلاته وصومُه حتَّى يكون كذلك، وقد صارت عامَّة مؤاخاة النَّاس على أمر الدُّنيا وذلك لا يُجْدي على أهلِه شيئًا
“Ai që do për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut, miqëson për hir të Allahut dhe armiqëson për hir të Allahut, pa dyshim se me këto arrihet afrimi tek Allahu. Një rob, nuk ka për ta ndjerë shijen e imanit, edhe në qoftë se e shton namazin dhe agjërimin, derisa të bëhet i këtillë. Vërejtjet e njerëzve në përgjithësi janë bërë për çështjet e dynjasë, ndërsa kjo gjë nuk u bën dobi atyre.” [15]
Shejkh Abdur-Rahman bin Hasen, i biri i Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhab – Allahu i Lartësuar i mëshiroftë – thotë:
“Përderisa kjo gjë ishte përhapur në kohën e Ibën Abbasit – Allahu qoftë i kënaqur me të – në brezin më të mirë, dhe pas kësaj kohe, gjendja u përkeqësua edhe më shumë saqë miqësojnë dhe afrohen edhe aty ku ka shirk, bidate, mëkate të mëdha (fusuuk) dhe gjynahe.” [16]
Unë (Hamud et-Tuejxhrij) them:
Pas kohës së Shejkh Abdur-Rahmanit, gjendja u përkeqësua akoma më shumë. Sidomos në kohën tonë, ku huajësia e fesë është shtuar akoma më shumë, dhe është përmbysur realiteti te shumë njerëz, deri në atë gradë saqë ajo që është e mirë (maruf), është bërë e keqe (munker), dhe e keqja është bërë e mirë, dhe njëra nga këto është: miqësimi i qafirave dhe munafikëve (hipokritëve), dashuria e ndërsjellë me ta, shoqërimi i tyre, ndenjja me ta, ngrënia dhe pirja bashkë me ta, shfaqja e gëzimit dhe haresë me ta; po ashtu dashuria ndaj njerëzve të bidateve, njerëzve të prishur dhe mëkatarë, shoqërimi me ta, ndenjja me ta, ngrënia dhe pirja bashkë me ta, gëzimi dhe hareja me ta. Të gjitha këto gjëra, te shumë njerëz, konsiderohet gjë e mirë, bile edhe te shumica e atyre që i atribuohen diturisë dhe fesë.
Kurse dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut, miqësimi dhe armiqësimi për hir të Allahut, braktisja (hexhri) e mëkatarëve dhe ngrysja e fytyrës përballë tyre për shkak të gjynaheve që i bëjnë, të gjithë këto gjëra, shumë njerëz i konsiderojnë vepra të këqija.
Madje, shumë prej atyre që i përkatësohen diturisë së fesë, po murmurisin rreth mohimit të këtyre veprave të vyera e të dashura tek Allahu i Lartësuar, duke e konsideruar këtë moral të keq; e cilësojnë të mangët atë që i praktikon këto vepra. I qortojnë dhe i konsiderojnë mendjemëdhenj, arrogantë, anormalë, të ashpër dhe ekstremistë në fe. Unë i kam dëgjuar këto gjëra apo një pjesë të këtyre nga disa hatibë (që mbajnë hutbe) dhe tregimtarë llafazanë që çirren e bërtasin, të cilët e thonë atë që nuk e veprojnë dhe bëjnë atë që nuk janë të urdhëruar; i urdhërojnë të tjerët për punë të mira dhe e harrojnë veten e tyre, ndërkohë që ata vet e lexojnë Kuranin. A nuk po logjikojnë?!
Kam dëgjuar njërin prej tyre që i thoshte këto gjëra troç para një turme njerëzish, duke e mohuar dashurinë për hir të Allahut dhe urrejtjen për hir të Allahut. Po ashtu, kam dëgjuar se ata i nxisin njerëzit me hutbet dhe tregimet e tyre, që të kenë sjellje të mirë me të gjithë njerëzit dhe të fitojnë në dashamirësi dhe dashuri ndaj tyre; i inkurajojnë njerëzit që t’i buzëqeshin çdonjërit, sipas fjalëve të tyre, qofshin ata njerëz të devotshëm ose mëkatarë. Ndoshta ndonjëri prej tyre thotë publikisht se këto vepra të qortuara janë pjesë e moralit të mirë dhe prej gjërave që i kërkon mendja e shëndoshë.
Fundnotat:
[1] E ka nxjerr Imam Ahmedi (4/286), (18547). Shejkh Albani këtë hadith e ka vlerësuar si “hasen li gajrihi” në “Sahihu Tergibi ue Terhib” (3030).
[2] E ka nxjerrë et-Tajalisij (fq. 101) (747), Ibën Ebi Shejbeh (7/80) (34338) dhe Bejhakiu në “Shu’abul-Iman” (1/45).
[3] (11/210) (11537), Shejkh Albani e ka vlerësuar si hadith hasen në “es-Sahihah” (998).
[4] E ka nxjerrë Taberanij (10/171) (10357), dhe el-Hejthemi (7/260) ka thënë: “E ka transmetuar Taberanij me dy zinxhirë dhe transmetuesit e njërit zinxhir janë të saktë, përveç Bekir bin M’aruf, të cilin e ka bërë të besueshëm (thikatun) Ahmedi dhe të tjerët dhe ky transmetues ka dobësi (da’if). E ka transmetuar Hakimi (2/522) dhe ka thënë: “Zinxhiri i tij është i saktë.” Bejhakiu në “Sh’uabul-Iman” (8/69) (9510).
[5] E ka nxjerrë Ahmedi (5/146) (21341), Ebu Daudi (4599). Albani e ka shpallur të dobët në “ed-Da’ifeh” (1310).
[6] E ka nxjerrë Ahmedi (5/247) (22183), et-Taberanij (20/191) (425). El-Hejthemi (1/61) ka thënë: “Në isnadin e Taberanijt është Ibën Lehi’ah.” E ka nxjerrë Behjakiu në “Shu’abul-Iman” (1/416) (579). Albani e ka shpallur hadith të dobët në “Da’ifu et-Tergibi ue et-Terhib,” (1784).
[7] (Shënim i përkthyesit): Shejkul-Islam ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë – për kuptimin e fjalës “el-Uilaje” thotë: “el-Uilajeh tek Allahu do të thotë: të pajtohesh me Të duke e dashur atë që do Ai dhe duke e urryer atë që e urren Ai; ta miqësosh atë që e miqëson Ai dhe ta armiqësosh atë që e armiqëson Ai.” El-Istikameh (2/128).
[8] E ka nxjerrë Ahmedi (3/430) (15588). Taberanij në “Mexhm’au ez-Zeuaid” (1/89). El-Hejthemij ka thënë: “Në këtë isnad është Rishdin-i i cili është i dobët.” Albani e ka shpallur të dobët në “Da’ifu et-Tergibi ue Terhib,” (1785).
[9] E ka nxjerrë Ebu Daudi (4681), Bejhakiu në “esh-Shu’ab” (1/105) (15). Albani e ka shpallur ‘hasen’ këtë hadith në “es-Sahihah” (380).
[10] E ka nxjerrë Ahmedi (3/440) (15676), Tirmidhiu (2521), Hakimi (2/178) (2694), Bejhakiu në “Shu’ab” (1/105) (15). Albani e ka shpallur hasen në “es-Sahihah” (380).
[11] E ka nxjerrë Nesaiu (4987). Albani e ka saktësuar në “es-Sahihah” (3423).
[12] E ka nxjerrë Bukhari (16) dhe Muslimi (43).
[13] E ka nxjerrë Hakimi (2/319) (3148), Ebu Nu’ajmi (8/368). Albani në “ed-Daifeh” (3755) ka thënë se hadithi është shumë i dobët (da’if xhidden).
[14] E ka nxjerrë Ebu Nu’ajmi (1/312), te ky hadith është Lejth bin Ebu Sulejm i cili është shumë i dobët (da’if xhidden).
[15] Këtë nuk e kam gjetur te “Tefsir ibën Xheririt” porse te libri “ez-Zuhd” i ibën Mubarekut (fq. 120, nr. i hadithit 353), në kapitullin “Babu Xhelisi Sidki ue Gajri Dhalike.”
[16] Fethul-Mexhid Sherh Kitab et-Teuhid, (1/342).
Përktheu: Jeton Shasivari