Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rahman bin Jahja el-Mu’alimij el-Jemanij (v. 1386 H - 1966 G)

Burimi: Sad’u ed-Duxhuneh Fi Faslil Bid’ati ani Sunneh, fq. 9-10, Darul-Istikameh, botimi i parë.

 

 

Reflektova për llojet e shkatërrimit (fesadit) dhe pashë se të gjitha llojet e shkatërrimit vijnë si pasojë e vdekjes së suneteve apo ngjalljes së bidateve. Po ashtu, pashë se shumica e Muslimanëve kanë zell për pasimin e suneteve dhe shmangien e bidateve. Por, atyre ua kanë pështjelluar çështjet, dhe si rrjedhojë, pretendojnë se shumë prej suneteve janë bidate dhe se shumë bidate janë sunete.

 

Çdo herë që një dijetar është ngritur dhe ka thënë “kjo është sunnet apo kjo është bidat,” me dhjetëra apo qindra udhëheqës fetar – të cilët njerëzit e thjesht i konsiderojnë si dijetarë – e lanë këtë dijetar “me gishta në gojë” dhe e tepruan duke e shpallur të devijuar dhe duke e sharë atë; dhanë fetva se është detyrë që ai të vritet ose të burgoset ose të braktiset. Ata shpejtuan që ta dëmtojnë atë, familjen e tij dhe vëllezërit e tij. Këta udhëheqës fetar i ndihmuan tre lloj dijetarësh:

 

1.  Dijetari ekstremist,

2.  Dijetari që është sprovuar me të mirat e dunjasë,

3.  Dijetari që është i cekët në njohjen e Sunetit, edhe në qoftë se është i thellë në dije për shkencat tjera përveç Sunetit.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari