Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesi e ndëruar. Ky pyetës thotë: “A është e vërtetë se nuk do të pinë ujë nga pellgu (Haudi) i Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, vetëm se Ehli Sunneti dhe cili është argumenti për këtë?”

Përgjigje:

Ku shkoi fjala jonë, e harruat? Ne po flasim gati një orë. Themi se nuk do të pijë nga Haudi i të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, askush tjetër përveç atij që kapet për Sunnetin e tij, kurse bidatxhiu dhe murtedi (ai që del nga Islami) nuk do të pinë nga Haudi i tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

Përktheu: Jeton Shasivari