Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Et-Talik ‘ala Iktidai Sirat el-Mustekim, nr. 6b

 

Çdo munafik do që besimtarët të përçahen, prandaj është obligim që të ruhemi nga njerëzit të cilët bartin fjalë midis besimtarëve, sidomos midis të rinjve dhe midis nxënësve, për të përçarë xhematin e tyre dhe për të prishur unitetin e tyre. Ne duhet ta dimë se kjo është nga cilësitë e kujt? Munafikëve. Çdo njeri që do të përçahet Umeti veçse ka cilësi të munafikllëkut, ndryshe me atë që do bashkimin e Umetit dhe unifikimin e tyre, sepse kjo është prej cilësive të besimtarëve. Për këtë ka njoftuar Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se shkatërrimi që sjellin grindjet, të rruajnë. Ai tha:

لاَ أَقُولُ تَحْلِقُ الشَّعْرَ وَلَكِنْ تَحْلِقُ الدِّينَ

"Nuk po them që ta rruajnë kokën, por ta rruajnë fenë."

 

Përktheu: Abdullah Beqiri