🎙Shejkh Rabij Ibn Hadij el-Medkhalij
Pasha Allahun! Nëse njeriu ka akide të saktë dhe ndjek metodologjinë e saktë, nuk anon nga zullumqarët. Thotë i Lartësuari:
وَلَا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ
"Mos anoni nga zullumqarët, në mënyrë që të mos u kap Zjarri." [Hud, 113]
Po ashtu thotë:
فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ
"Qëndro i palëkundur, ashtu siç je urdhëruar! Po ashtu edhe ata që janë penduar e janë me ty." [Hud, 112]
Domethënë, qëndro i palëkundur në atë që të ka urdhëruar Allahu, në metodologjinë e Allahut. Sepse prej kalimit të kufijve në Islam është të anosh nga pasuesit e bidatit, të jesh i dashur me ta, t'u besosh atyre dhe t'i mbrosh ata. Po ashtu ta aprovosh mbrojtjen e metodologjive të tyre dhe akideve të tyre, si dhe të shkruash libra për t'i mbrojtur këto bidate dhe për t'i shfajësuar ato.
💻Përktheu: Servet Mata