Bismilah...

💠 Pyetje: Allahu ju shpërbleftë! A është e saktë metodologjia e peshimit midis të mirave dhe të këqijave për gjykimin ndaj individëve, librave dhe grupeve, apo se duhet të përmenden vetëm të këqijat e tyre, të sqarohen ato dhe ta paralajmërohet kundër këtyre të këqijave?

💠 Përgjigje: Ai që ka shfaqur një të keqe apo një bidat, paralajmërohet kundër tij dhe nuk shikohen të mirat e tij. Të mirat e tij janë midis atij dhe Zotit të tij. Ai që shfaq një të keqe apo një bidat, paralajmërohet kundër tij dhe ai këshillohet, me qëllim që të pranojë udhëzimin. Kështu është Sunneti. 

 

Përktheu: Jeton Shasivari