💠 Shejkh Ibën Baz - Allahu e mëshiroftë: “Thotë i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: ‘Mos i shani të vdekurit sepse ata kanë shkuar në vendin që meritojnë nga veprat që kanë punuar.’”
Për këtë arsye, të vdekurit nuk shahen në mënyrë specifike për të metat e tyre, nuk përgojohen dhe nuk mallkohen. Ata kanë shkuar atje ku meritojnë nga veprat që kanë punuar, të mira apo të këqija. Ama nëse i vdekuri ka qenë njeri që ka pasur sherr dhe është frikë se mund të vazhdojë sherri i tij dhe mund të pasohet bidati i tij, atëherë nuk është e ndaluar të shahet, duke përmendur gjërat e pabaza që ka pasur ai, në mënyrë që të ruhen njerëzit. Pra, synimi është që të bëhet paralajmërim kundër sherrit dhe bidatit të tij. Ai ka shkuar në vendin që meriton nga veprat që ka bërë, ama, nëse është frika se njerëzit do të vazhdojnë të pasojnë bidatin dhe sherrin e tij, i cili është i njohur, atëherë paralajmërohet kundër tij. Paralajmërimi kundër tij dhe sqarimi i gabimeve të tij është sharje, por bëhet për shkak të nevojës dhe dobisë.”
💠 Shejkh 'Uthejmin - Allahu e mëshiroftë: “Sharja e të vdekurit nënkupton sharjen e një njeriu tjetër për një qëllim të pacaktuar. Ama nëse e shan atë për një qëllim të caktuar atëherë nuk ka problem. Për këtë arsye, lejohet që të shahet njeriu i vdekur që ka qenë imam në bidat dhe për këtë nuk ka asnjë problem”.
Përktheu: Alban Malaj