Bismilah...

 

Shejkhu i nderuar Rabij’ Bin Hadij el-Medkhalij



Pyetje:

(A është me vend që) një thirrës tek Allahu i cili është në Menhexhin e Selefëve të përzihet herë pas here me një grup nga grupet e Hizbijeve me qëllim mësimin e gabimeve, sekreteve, punëve të fshehta dhe mendimet e prishura të tyre dhe pastaj të distancohet prej tyre dhe të sqarojë Umetin për gabimet (e këtyre grupeve të Hizbijeve) në mënyrë që të paralajmërohen të tjerët nëpërmjet tyre?

Përgjigje:

Pasha Allahun, po u them o vëllezër se është e mjaftueshme për ju që këto grupe të Hizbijeve me të cilat përziheni, tashmë ata i kanë përhapur ideologjitë e tyre devijante dhe se Ulematë i kanë refuzuar ata tashmë; mos i ekspozoni vetet tuaja në humbje! Vërtet shumë njerëz kanë hyrë mes rradhëve të tyre për të njëjtën arsye e më vonë, pas disa kohësh, kjo gjë rezultoi me gllabërimin dhe thithjen e tyre nga kjo çështje dhe (më pas) morën fund. Kështu që Besimtari duhet të ruhet dhe duhet të jetë i kujdesshëm. Selefët nuk përziheshin me Xhehmijet, Mu’tezilët dhe as me Khauarixhët me qëllim që t’i përmirësonin ata! Prandaj ju duhet të jeni në rrugën e Selefëve, Allahu ju bekoftë.


Mexhliset dhe shoqërimet e këqija do t’ju dëmtojnë. Shembulli i një mexhlisi të keq dhe një mexhlisi të mirë është si shembulli i tregëtarit të parfumeve të shkëlqyera dhe farkëtarit. Tregëtari i parfumeve të shkëlqyera mund të ta dhurojë ndonjë ose tek ai do gjesh aromë të mirë ose do blesh prej tij ndonjë parfum. Kurse farkëtari, ai ose do të djegë rrobat dhe/ose do gjesh tek ai një erë të neveritshme.



Pra, o vëllezërit ju duhet të uleni me ata që janë të drejtë, njerëzit e devotshëm, ata të cilët qëndrojnë larg çështjeve/gjërave nga frika se mos bien në atë që është e ndaluar, ata të cilët i braktisin çështjet e kësaj dynjaje dhe/apo atë që nuk u bën dobi dhe ata të cilët kanë respekt për Sunetin (d.m.th. ata që janë në Sunet). Këto janë mexhliset dhe mbledhjet e drejta. Kini kujdes (qëndroni larg nga) mexhliset e njerëzve të epsheve sepse vërtet ata kanë me vete kuptime të gabuara.Ka mundësi që ata t’ju bëjnë për vete dhe t’ju tërheqin pak nga pak. Dikush mund të të thotë, “Shko mes tyre dhe përmirësoji nga brenda (rrethit të tyre)”, por ata thuajse asnjëherë nuk i përmirësojnë vetet e tyre përveç në atë dhe ai që dëshiron Allahu.

Apo mos mendoni se do të mësoni rreth tyre (duke vepruar ashtu siç përmendët)?! Kjo nuk është rruga e Islamit; Islami nuk e përkrah këtë gjë, Allahu ju bekoftë. Ju këshilloj që të mos përziheni me ta për çfarëdolloj justifikimi. Kjo për shkak se tashmë e keqja e tyre është përhapur, është bërë publike dhe është bërë e njohur deri në atë masë saqë ka arritur në shkallën e shpërthimeve, rrënimit dhe shkatërrimit. Tanimë unë kam shkruajtur dhe e kam refuzuar Sejjid Kutbin si dhe Ikhuanët (d.m.th. Ikhuanul-Muslimin). (Në fakt) tashmë ata kanë shkruajtur vetë, i kanë bërë të qarta (dhe i kanë sqaruar mendimet e tyre të prishura) në librat e tyre, ndërkohë ata nuk po e kuptojnë. Juve u mjafton o vëllezërit e mi. Pasha Allahun, (kjo është kështu) përveç nëse është ndonjë dijetar Selefij që ka marrë përsipër t’i bëjë daue atij për të cilin shpreson se do ta pranojë të vërtetën, atëherë kjo i takon atij dhe është në rregull (për Dijetarin Selefij). Më saktë, është detyrë për atë që t’i bëjë daue atij dhe t’i sqarojë të vërtetën. Por për sa i përket Selefiut i cili është i dobët në dijen dhe personalitetin e tij, atëherë ai duhet të qëndrojë larg tyre në mënyrë që të ruhet dhe ta mbrojë të vërtetën që posedon dhe nuk mund të krahasohet asgjë me sigurinë.

 

Përktheu Alban Malaj