Bismilah...

Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Irshad ila Sahihil-Ittikad uer-Raddu ‘ala Ehlish-Shirki uel-Ilhad’’ fq. 455

 

 

“Është e ndaluar t’i bësh vizitë bidatçiut dhe të ulesh me të, përveç se atëherë kur bëhet për ta këshilluar dhe për ta refuzuar atë. Kjo për shkak se përzierja me të sjell pasoja të rënda mbi atë që përzihet me të dhe përhap sëmundjen e tij tek të tjerët.

Është obligim paralajmërimi kundër atyre dhe kundër sherrit të tyre, nëse është e pamundur ndalimi dhe pengimi i tyre nga praktikimi i Bidatit. Ama nëse është e mundur, atëherë është obligim për dijetarët e muslimanëve dhe prijësit e muslimanëve që t’i ndalojnë bidatet, si dhe t’i ndalojnë dhe t’i largojnë bidatçijtë që të ruhen nga sherri i tyre. Kjo për shkak se rreziku që ata i kanosin Islamit është shumë i madh.

Duhet ditur patjetër se, kombet e kufrit, i shtyjnë bidatçijtë që t’i përhapin bidatet e tyre, si dhe i ndihmojnë ata në këtë gjë, në rrugë të ndryshme. Sepse në këtë mënyrë ata i japin fund Islamin dhe e prishin imazhin e tij.

Lusim Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – që ta ndihmojë Fenë e Tij, që ta lartësojë Fjalën e Tij dhe që t’i poshtërojë armiqtë e Tij.

Ne i lutemi Allahut – Subhenahu ue Te’ala – që ta ndihmojë Fenë e Tij, ta bëjë Fjalën e Tij më të Lartën dhe t’i lërë të braktisur armiqtë e Tij.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Sahabët e tij.

 

 

Përktheu: Alban Malaj