Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahullah
Burimi: el-Ixhabetul-Muhimmeh fil-Meshakili el-Mulimmeh (fq. 226)

Pyetje: Ka disa thirrësa këtu për të cilët është thënë se janë larguar nga menhexhi i gabuar që kanë ndjekur në të shkuarën, nga menhexhi i tekfirit dhe nxitjes së njerëzve të thjeshtë kundër Udhëheqësave Muslimanë, gjurmimi i gabimeve të ulemave, lavdërimin e njerëzve të bidatit etj, por ka një sërë çështjesh që vërehen këtu:

E para: këta thirrësa nuk e kanë deklaruar qartazi teuben e tyre nga metodologjitë që kanë ndjekur më parë.

E dyta, librat dhe audiokasetat e tyre që janë të mbushura me nxitje, tekfir dhe lavdërim të njerëzve të bidatit janë përhapur në internet dhe autorët e tyre nuk kanë deklaruar se janë pastruar nga nga pavërtetësitë që gjenden në to.

E treta, disa prej tyre nuk kanë rreshtur së ndjekuri metodologjinë që kanë ndjekur në të kaluarën.

Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtyre personave dhe cilat janë kushtet e pendimit të tyre. Allahu ju bekoftë.

Përgjigje: Kushdo që ka qenë në një metodologji të gabuar, nuk mjafton vetëm që ai të largohet nga ajo metodologji derisa ai të deklarojë qartazi që është larguar nga ajo dhe të pranojë gabimin e tij. Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِلا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا

Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe bëjnë sqarim (për çështjen e tyre)...” [el-Bekare, 160]

Dhe kur Ebul-Hasen el-Esh’ari (rahimehullah) u tërhoq nga menhexhi i Mu’tezilëve, ai u ngjit në minber në xhaminë kryesore të qytetit dhe deklaroi hapur (pendimin e tij) dhe librat e tij si el-Ibaneh dhe el-Mekalat janë një garanci për atë. Pokështu, kushdo që ka qenë në një menhexh të gabuar dhe ka pasues apo vepra të shkruajtura apo deklarata të gabuara, atëherë ai duhet të flasë haptazi kur të tërhiqet prej tyre, duke refuzuar dhe kritikuar gabimet e tij.”

 

Përktheu Alban Malaj