Bismilah...

 

Shkëputur nga kaseta me numër 1263 [datë, 24/3/14119 Hixhrij]


O vëllezërit e mi, atyre (hizbive) nuk u ka mbetur gjë tjetër përveç se gënjeshtrat me të cilat mashtrojnë njerëzit. Atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër përveç gënjeshtrave me të cilat mashtrojnë njerëzit.

Andaj, ju duhet të shkoni pas dije të dobishme dhe të studjoni Sahihun e Bukharit nëse keni mundësi, e nëse jo, atëherë Rijadus-Salihin; dhe të studjoni diçka rreth kuptimeve të Kur'anit, dhe poashtu të studjoni Akijde, siç është libri Fet’hul-Mexhijd, shpjegimi i Kitabut-Teuhijd, një libër i lehtë.

Zoti i Krenarisë e i Lavdisë thotë në Librin e Tij fisnik:

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ (١٧)

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” [el-Kamer, 17]

Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Unë jam dërguar me Fenë e lehtë e të vërtetë të Teuhidit (Hanifije).

Gjithashtu i Dërguari ka thënë:

Kjo Fe është e lehtë dhe kushdo që përpiqet ta mbingarkojë veten e tij me të, ajo veçse ka për ta mundur.

Atëherë çfarë o vëllezërit e mi? Feja lavdi Allahut është e lehtë dhe Kur'ani me Sunetin gjithashtu janë të lehtë. Ato bëhen të vështira vetëm nga ata që pretendojnë se kanë dije por që në të vërtetë nuk janë prej njerëzve të dijes, mbi të cilët zbatohet thënia e poetit:

“Sikur të mos kishin qenë njerëzit që luftojnë kundër njëri-tjetrit për këtë botë, atëherë librat e mospajtimeve nuk do të ishin shkruajtur, as Mugnij e as Umdeh. Ata i bëjnë të lejuara mosmarrëveshjet nëpërmjet pretendimeve të tyre se ka vështirësi, ndërkohë që ata ua shtojnë akoma më shumë vështirësitë atyre për të cilët janë shkruajtur këta libra.”

Andaj ju duhet të shkoni pas dijes të dobishme, por kini kujdes, kini kujdes e mos u zini besë njerëzve të Hizbijes. Mund t’ju vijë ndonjë person e t’ju thotë: “Unë s’jam Hizbi; Betohem në Allah se gaboheni nëse thoni për mua që jam Hizbi.” Po, e ndoshta ju do ta besoni, por ata janë njerëz që s’e kanë problem të betohen rrejshëm. O vëllezërit tanë, ata nuk e vrasin mendjen fare për këtë. Por ka disa njerëz që presin t’u vijë hizbiu me dy brirë si brirët e demit! Por, hizbiu është hizbi. Kjo është ideologji. Është një ideologji që lë gjurmë të këqia në mendje, pastaj ai (hizbiu) thërret për tek ajo (ideologji) dhe i përçan Muslimanët. Po!

إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ

Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte.” [el-En’am, 159]

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ

Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera sepse ato do t’u përçajnë e do t’ju largojnë nga rruga që Ai u ka urdhëruar…” [el-En’am, 153]

Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا

Dhe kapuni të gjithë fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani…[Ali Imran, 103]

Islami nuk ka xhemate, as Xhematul-Ikhuan, as Xhematut-Tablig dhe as Shija, por ka vetëm Kur'anin dhe Sunetin.

اتَّبِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ وَلا تَتَّبِعُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ قَلِيلا مَا تَذَكَّرُونَ (٣)

Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [el-A’raf, 3]

Dhe Pejgamberi ka thënë, sikurse transmetohet në dy Sahihët: “Nëse ju urdhëroj për diçka, atëherë bëjeni atë sa më shumë që të keni mundësi, e nëse ju ndaloj nga diçka, atëherë largojuni sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai ka thënë gjithashtu, sikurse është transmetuar nga hadithi i Irbad Ibn Sarijeh: “Sepse ai që ka për të jetuar më gjatë nga ju do të shohë mosmarrëveshje të mëdha. Andaj kapuni fort pas Sunetit tim.

(Pejgamberi tha): “Kapuni fort pas Sunetit tim” e nuk tha: Formoni ndonjë grup apo ndonjë parti.

Zoti i Krenarisë e i Lavdisë na ka njoftuar për këto grupe e parti, po:

فَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ زُبُرًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ (٥٣)

Por ata e ndanë Fenë e tyre, çdo grup duke qenë i kënaqur me atë që ndiqte.” [el-Mu’minun, 53]

Po, njerëzit janë të ndarë në dy grupe: partia e Allahut dhe partia e Shejtanit.

Islami nuk ka Xhemat të Ihkuanul-Muslimin por ka Xhematin e Muslimanëve. Islami nuk ka Xhemat Tabligësh, adhurues varresh apo Sufista. Islami nuk ka Shija… ai nuk ka Shija… por ata janë Shijat (partia) e ‘Abdullah Ibn Sebës, ata nuk janë parti e ‘Ali Ibn Ebi Talibit. Ku jeni ju e ku është ‘Ali Ibn Ebi Talib, ai të cilit Pejgamberi i besoi detyrën për të sheshuar çdo varr të ngritur e që të mos linte asnjë pikturë pa fshirë. Kurse ju o njerëz i ndërtoni Xhamitë mbi varre!

Ai ka thënë gjithashtu: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi Çifutët dhe Kristianët, të cilët i morën varret e Pejgamberëve të tyre si vende për t’u falur.

Ju ndiqni rrugën e Çifutëve dhe Kristianëve, po!

Ai ka thënë gjithashtu: “Vërtet, ata që erdhën para jush i morën varret si vende për t’u falur, andaj ju mos i merrni varrezat si vende ku të faleni, sepse unë ua ndaloj një gjë të tillë.

 

 

 

Përktheu Alban Malaj