Autor: Shekh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij (Allahu e ruajt)
Burimi: “el-Meukifus-Sahijh min Ehlul-Bid’ah”, (fq. 22-24)
Pasi përmend disa nga metodat e përdorura nga bidatçijtë dhe faktin që ata shkaktojnë më shumë dëm sesa gjynahqari ngaqë bidatçiu e prish Fenë megjithë njerëzit, atëherë Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij – Allahu e ruajt – tha:
“Prandaj, shohim se Allahu Tebarake ue Te’ala bëri luftë më të ashpër kundër Rabinëve Çifutë, Murgjve të Krishterë dhe dijetarëve të tyre të këqinj, sesa kundër udhëheqësve tiranë. Përse? Sepse devijimi dhe shthurja e udhëheqësve njihet dhe duket qartë nga njerëzit, ndërsa këta (Rabinët, Murgjit dhe dijetarët e këqinj) e përziejnë të vërtetën me të pavërtetën, siç ka thënë Allahu Tebarake ue Te’ala:
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَلْبِسُونَ الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ (٧١)
“O ju Njerëz të Librit, përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e mbuloni të vërtetën duke qenë se ju keni dije?” [Ali-Imran, 71]
Kjo pra është gjendja e bidatçijve. Ata kanë diçka prej të vërtetës ose kanë diçka nga devijimi dhe e përziejnë atë me të vërtetën derisa të përhapen rrugët e mashtrimit. Allahu është më i ditur rreth robërve të tij dhe shikoni se sa shumë herë Çifutë dhe Kristianët me në krye dijetarët e tyre janë kritikuar, qortuar, paralajmëruar dhe poashtëruar. E përse kështu? Sepse ishin ata që e prishën Fenë e Allahut!
Kjo është gjendja e bidatçijve. Ata marrin mbi krye një pjesë nga qortimi që Allahu Tebarake ue Te’ala ua drejtoi Çifutëve dhe Kristianëve. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
“Ju do të ndiqni me përpikmëri rrugët e atyre që erdhën përpara jush, aq sa sikur ata të futen në folenë e hardhucës ju do të hyni në të mbas tyre.”
E padyshim bidatçijtë kanë përfunduar tek kjo e keqe dhe ata i ndoqën Çifutët dhe Kristianët në keqinterpretimet, shtrembërimet dhe gënjeshtrat e tyre, si dhe në përhapjen dhe publikimin e të pavërtetës. Ata ndajnë të njëjtën rrugë me ta në këto çështje. Pra midis tyre është një ngjashmëri shumë e theksuar. Dhe me të vërtetë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) njoftoi se ata do të ndjekin rrugët e tyre (të Çifutëve dhe Kristianëve).”
Përktheu Alban Malaj