Autor: Shejkh Mukbil Ibn Hadij el-Uadi’ij (rahimehullah)
Burimi: “Tuhfetul-Muxhijb ‘ala Es`iletil-Hadiri uel-Garijb”, fq.228/ pyetja n.18
Pyetje: Cili është mendimi juar rreth “Xhihadit Islamik” dhe Lëvizjes për Qëndresë Islamike “Hamas” në tokat e pushtuara Arabe në Palestinë?
Përgjigje: “Sa i përket lëvizjes “Hamas”, ajo nuk është në ndihmë të Islamit, ngase në të ka Shija dhe Ikhuanë e Hizbijunë. Vërtetë, Jasir Arafati është talluar shumë me njerëzit, ndonëse ai ka qenë agjent i Jehudëve, e pastaj në fund e shiti Palestinën nëpërmjet kësaj autonomie. Dhe sikur qeveritë Muslimane t’i kishin lënë Muslimanët, ata vetë do të mund ta pastrojnë tokën e Kudsit nga Jehudët. Ndërsa xhemati “Hamas” është xhemat hizbij që nuk urdhëron të mirën dhe nuk ndalon të keqen dhe që i kundërvihet Ehli-Sunetit. Dhe sikur të fitojnë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë që u bë në Afganistan, do të kthejnë topat dhe mitralozët kundër njëri-tjetrit, sepse zemrat e tyre nuk janë të bashkuara.”
Përktheu: Alban Malaj