Bismilah...

 

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua ue Melalat Muteneui’ah lil-Alameh el-Imam

‘Abdul-‘Aziz Ibn Baz rahimehullah, (vëll. 4/ fq. 136-137),

 

 

Dhe detyra që kanë Ulematë e Muslimanëve është qartësimi i të vërtetës dhe debatimi me cilindo xhemat apo organizatë dhe këshillimi i tyre që të ecin në rrugën që Allahu ua përshkroi robërve të Tij dhe në të cilën i thirri Pejgamberi ynë Muhamed. Dhe kush kalon përtej kësaj (rruge) dhe vazhdon me inatin e tij për interesa personale apo për qëllime të cilat nuk i di askush tjetër përpos Allahut, atëherë është detyrë nxjerrja e tyre në shesh dhe paralajmërimi kundër tyre nga ata që e dinë realitetin, që njerëzit të qëndrojnë larg rrugës së tyre dhe kush nuk e njeh realitetin e tyre të mos shkojë me ta sepse ata do ta çojnë në humje dhe do ta devijojnë nga Rruga e Drejtë, ajo të cilën Allahu na urdhëroi që ta ndjekim me thënien e Tij (i Madhëruari e i Lartësuari):

 

وأن هذا صراطي مستقيماً فاتبعوه ولاتتبعوا السبل فتفرق بكم عن سبيله ذلك وصاكم به لعلكم تتقون.

 

“Vërtet, kjo është Rruga ime e Drejtë, andaj ndiqeni atë e mos ndiqni rrugët (e tjera) që t’u shmangin nga Rruga e Tij. Kjo është ajo që ju urdhëron Ai që të keni devotshmëri.” [el-En’am, 153]

 

 

Përktheu: Alban Malaj