Bismilah...

Shejkh Sailh el-Feuzan

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, Prind i nderuar, pyetësi thotë: Ai që thotë se imani shtohet dhe pakësohet, dhe mendon se ka përjashtime në Iman, dhe mendon se veprat bëjnë pjesë në të quajturin iman, porse ai nuk mendon së bëhet tekfir mbi lënësin e namazit. Pra, ai i thuhet atij se është Murxhi?

Shejkh Feuzan:

Jo! Nuk thuhet se ai është Murxhi. Nëse lënësi i namazit e përgënjeshtron obligueshmërinë e tij, atëherë ai është kafir sipas Ixhmasë. E në qoftë se është përtac dhe e pranon obligueshmërinë e tij, dijetarët kanë mospajtime për të shpallurit e tij kafir. Shumica e dijetarëve mendojnë se ai nuk bën kufër të madh, porse bën kufër të vogël. Kurse mendimi i vërtetë me të cilin janë edhe verifikuesit (muhakikun – ata që i vërtetojnë dhe i verifikojnë librat apo tekstet sipas bazave të diturisë) se ai bën kufër të madh, nuk ka interpretim për kufrin e vogël, nuk ka argument për interpretim e tij. Pra, ai bën kufër të madh.

Porse ai nuk konsiderohet prej Murxhive, nuk konsiderohet prej murxhive, sepse kjo është çështje që ka mospajtime (khilaf).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari