Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139098
Pyetje: Thotë: “Allahu ju dhëntë të mira, kam një shok i cili nuk i zë në gojë të drejtat e udhëheqësve si dhe hadithet për dëgjimin dhe bindjen (ndaj udhëheqësit) duke patur frikë se studentët do ta quajnë atë ‘xhamij,’ nga grupi i xhamijve. Pra, kjo vepër e tij a është e saktë duke e ditur se ai thotë se nuk do që dikush ta shkel nderin tim?
Përgjigje: ElhamduliLah - kjo është lavdërim për ata që i quajnë ‘xhamijeh,’ ngase ata janë të cilët nxisin për dëgjim dhe bindje (ndaj udhëheqësit) si dhe ndjekje të sunetit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe ndalojnë nga përçarja. Kjo është tezkije për ata që i quajnë ‘xhamijeh.’ Andaj, ti vazhdo në këtë rrugë dhe mos u merakos për etiketimet, braktisi etiketimet dhe braktisi emërtimet ndaj njëri-tjetrit me llagape.
Allahu është më i Dituri. Allahu dërgoftë salavate dhe selame për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari