Bismilah...

Shejkh Salih es-Suhejmi


Pyetje:

Allahu e shpërbleftë me të mira vëllain, thotë: “Në kohën e fundit është përhapur etikitimi me irxha ndaj Shejkhut, Muhadithit të epokës sonë (Shejkh Albanit), këtë fjalë e thotë...?

Shejkh Suhejmi:

Kjo fjalë është e pabazë. Këtë fjalë e kanë refuzuar dijetarët tanë, ne kemi shumë fjalime të inçizuar për këtë temë, siç ka thënë Shejkh Uthejmini (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë): “Ai që cilëson Shejkh Albanin me Irxha, atëherë ai është njëri prej dy personave: Ose ai është që nuk e njeh Albanin ose nuk e di se çfarë është Irxha, dhe nuk bën dallim në mes irxhasë dhe të tjerëve”.

Irxhaja është ta përjashtosh veprën nga imani, pretendimi se vepra nuk është prej imanit, kurse Albani (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë) e kundërshton këtë dhe thotë se vepra është prej imanit, dhe se ajo shtohet dhe pakësohet – ashtu siç është akideja e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Madje, ai ka fjalë të shkoqitura që nuk lënë vend për mëdyshje për atë që pyet, e ajo është fjala e tij:

“Ai që pretendon se thotë La ilahe il-Allah dhe nuk bën vepra të mira, atëherë, të mos përfytyroj se imani ka hyrë në zemrën e tij.”

Video në Audioselefi.org

Përktheu: Jeton Shasvari