Autor: Shejkh Ahmed Bazmul
Pyetje:
Këtu një (pyetje) thotë: Ka disa që thonë: Mos i bëj njerëzit bidatçi, apo i bën bidatçi nëse i transmeton mangësitë (e njerëzve), apo kur e transmeton tebdiun (shpalljen e një personi bidatçi) për një person, të thotë ty: “O vëlla! Lëri këto fjalë, lëri këto fjalë, a do të pyes Allahu për të?”
Shejkh Ahmed Bazmul:
Përgjigja është: Po, do të pyetesh Ditën e Gjykimit për një person bidatçi, çështja e të cilit është përhapur në mesin e njerëzve, dhe e dije se dijetarët e kanë shpallur atë bidatçi, dhe i tradhtove njerëzit dhe nuk i këshillove se ky është bidatçi, do të pyetesh Ditën e Gjykimit. Madje, do të kap fqinji yt, shoku yt dhe vëllai yt dhe do të thotë (Ditën e Gjykimit): “O Allah – siç ka ardhur në disa hadithe – ky më shikonte në një vepër të keqe dhe nuk e ndryshonte atë (me fjalë apo vepra).”
O i shkretë! Ti dëshiron ta rregullosh gjendjen tënde apo të mbrosh veten tënde, dhe kështu, e shan këtë fe, dhe e shan menhexhin e Selefëve? Në rregull! Selefët – Allahu qoftë i kënaqur me ta - kur i refuzonin njerëzit e bidatit dhe paralajmëronin për të dhe i sqaronin rreziqet e tyre, dhe e këshillonin Umetin, si p.sh filani është bidatçi, mos u ul përveç se te filani. Kur ‘Umeri paralajmëroi për Sabigun, urdhëroi që të nxirret (prej qytetit) dhe të mos e shoqëroj dikush atë, a t’i themi ‘Umerit: O ‘Umer, Allahu nuk do të pyes për ta? Jo, do të pyetet.
Ti do të pyetesh, sepse ti, nëse ke mundësi ta sqarosh hakun dhe nuk ke patur ndonjë ndalesë sheriatike, si p.sh t’i frikësohesh dëmit për veten tënde nga rrahja apo ndonjë dëmtimi të vërtetë, apo se ky dëmtim do të ndodh me siguri, atëherë, ti je i arsyetuar. Por, nëse ti ke mundësi të sqarosh dhe ke argumente me fjalët e dijetarëve, atëherë o vëlla, ti e ke për obligim që të bësh sqarim.
O vëlla! Ti! Ti! Nëse unë vij ta blej këtë telefon prej këtij profesori, shejkh Halidit, dhe ky telefon është i prishur. Unë erdha dhe e bleva dhe pasi që e bleva, shejkh Halidi shkoi. Unë vij dhe ulem me ty dhe ti më thua: "Sinqerisht, e dija qe ky telefon ishte i prishur, perse e bleve? Nuk është i mirë telefoni i tij.” Çfarë t’i them këtij, ti them: “Allahu nuk do të pyes Ditën e Gjykimit se pse nuk me këshillove?” Porse unë do e kap dhe do i them: “O vëlla! Si nuk më këshillove?! Ti me le të më mashtrojë?! Ti më mashtrove?!”
Tani bëhet fjalë për Fe! Unë të shoh ty se ti i dëgjon njerëzit e bidatit dhe epsheve, lexon prej tyre dhe i frekuenton ata dhe unë nuk të këshilloj! Cili nga këto dyja (rastet) ka më shumë përparësi për këshillë? Kjo apo ajo? Kjo (në lidhje me çështjen e fesë) Kjo ka të bëjë me atë që e pranon logjika lidhur me atë që ishin Selefët - Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Për këtë arsye, Selefët ishin të kujdesshëm (ndaj njerëzve të bidateve dhe epsheve), andaj, fjala e këtij që e thotë këtë është e pa menduar fare. I ka dhënë përparësi logjikës ndaj argumentit. Cila ka përparësi, logjika apo argumenti? Argumenti, pa dyshim!
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari