Bismilah...

Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/3478

Pyetje:

Ky thotë: Dikush thotë se nuk është nga kushtet e Selefizmit ta vizitosh Shejkh Rabijn, kështu që, jep shkas që të mos vizitohen dijetarët selefijt, domethënë, kanë bërë një shtesë: sidomos Shejkh Rabijn?

Përgjigje:

Unë po jap një përgjigje të përgjithshme për këtë (pyetje) si dhe jashtë kësaj. Nga shenjat e sunetit është dashuria ndaj pasuesve të sunetit, nga shenjat e suniut është dashuria për pasuesit e sunetit.

“Nëse zemrat takohen, ato afrohen me grupin që i takojnë, siç takohen trupat me shokët e tyre.”

Siç ka thënë el-Esme’ij.

Nëse e do një person, patjetër që do kesh zell ta takosh atë dhe këtë shprehje ne e njohim, është marifet që në kohët e vjetra. Por qëllimi me këtë fjalë është sharja e dijetarëve selefijt në përgjithësi dhe Shejkh Rabijn në veçanti dhe kjo nuk i dëmton dijetarët selefij e as Shejkh Rabijn. Nëse ka prej atyre që i vizitojnë, Allahu ia zgjattë jetën dhe ai ka shpërblim për këtë dhe në qoftë se nuk i viziton ata, kjo nuk ua ul vlerën dhe nuk i dëmton ata.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari