Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139984
Pyetje:
Allahu u shpërbleftë me të mira. Po ashtu nëpër media, shumë prej tyre shkruajnë dhe thonë: “Ne e ndjekim Kuranin dhe Sunetin, përndryshe ti, nuk mund të më detyrosh mua me kuptimin tënd ndaj Kuranit dhe Sunetit. Ti ke të kuptuarit tënd dhe unë kam të kuptuarit tim?”
Shejkh Salih el-Feuzan:
Ne themi: Ne nuk të detyrojmë me të kuptuarit tonë; ne të detyrojmë për atë që argumenton Kurani dhe Suneti. T’i lëmë anash vetet tona dhe t’ia paraqesim mendim tënd dhe mendimin tim Kuranit dhe Sunetit, kështu që, për cilën prej këtyre dy mendimeve të dëshmojë Kurani dhe Suneti, për ty apo për mua, atëherë ajo është e vërteta, d.m.th drejtësi.
إِنَّا أَوْ إِيَّاكُمْ لَعَلَىٰ هُدًى أَوْ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ
“Ne nuk mund të jemi që të dyja palët në rrugën e drejtë, ose ju, ose ne jemi në humbje të qartë!” Sebe, 24
I themi atij: Hajde këtu. Unë jam musliman dhe ti je musliman, dhe ne kemi një mospajtim. Ti thua ashtu, kurse unë them kështu, ndërsa muslimanët i kthehen Kuranit dhe Sunetit.
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّـهِ وَالرَّسُولِ
“Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit.” En-Nisa, 59
Hajde ta parashtrojmë atë që kam unë dhe atë që ke ti! Nuk është sipas mendimit tim e as sipas mendimit tënd, atë që kemi t’ia parashtrojmë Kuranit dhe Sunetit. Ajo që është në pajtim me ta është e vërtetë, dhe ajo që është në kundërshtim me ta është gabim. Nëse ai ka iman do të pajtohet, e nëse është fanatik dhe kokëfortë, atëherë, s’ke ç’i bën atij. Lëre dhe mos debato me të. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari