Bismilah...

Imam Abdul'Azijz Ibn Baz rahimehullah

Burimi: Fetaua Islamije, Vëllimi 4, Faqja 279

Pyetje: A lejohet të përmenden emrat dhe karakteret e njerëzve kur dikush do që t’i kritikojë ata dhe mendimet e tyre?

Përgjigje: Nëse dikush shkruan diçka që bie në kundërshtim me Sheriatin e Pastër dhe e përhap atë material, ose nëse e propagandon atë mendim nëpër media, bëhet e detyrueshme refuzimi i tij dhe nxjerrja në shesh e kotësisë (Batil) të asaj çfarë thotë ai. Nuk ka asgjë të keqe në përmendjen e emrit të atij ose në paralajmërimin e njerëzve për të nëse ai thërret për në bidat, shirk ose nëse thërret për tek ajo që e ka ndalur Allahu ose për në mosbindje.

Deri në këtë ditë ka njerëz të ditur e besimtarë nga mesi i thirrësave për tek e vërteta dhe mbajtësit e Sheriatit që po e përmbushin këtë obligim me sinqeritet për Allahun Subhanehu ue Te'ala dhe për dobinë e robërve të Tij, duke e qortuar të gabuarën, duke ftuar për tek e vërteta, duke paralajmëruar të tjerët kundër atyre që propagandojnë retorikë të kotë e shkatërrimtare.

Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit.

Përktheu : Alban Malaj