Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=121494

I porosisë të rinjtë që të mos i dëgjojnë dy dyshime të fëlliqura:

Dyshimi i parë: të lexojmë librat e njerëzve të bidateve dhe të ulemi me ta, dhe ta marrim të vërtetën e ta lëmë të pavërtetën. Kjo ka luajtur – siç thuhet – një rol të madh në hedhjen e shumë të rinjve selefij, në nxjerrjen e tyre nga Menhexhi Selefij dhe hedhjen e tyre në mesin e njerëzve të pavërtetës dhe bidateve. Pra, ky i gjorë, lexon librat e njerëzve të bidateve dhe nuk bën dot dallim në mes të vërtetës dhe të pavërtetës, kështu ai e shikon të vërtetën si të pavërtetë dhe të pavërtetën si të vërtetë. Dhe kështu devijon.

Dyshimi i dytë: Mos i lexoni librat e refuzimeve. Librat e refuzimeve! Librat e refuzimeve! Librat e refuzimeve! Domethënë, kuptimi i kësaj është që mos të lexosh librat (që flasin) për bidatet, librat e sulmeve dhe sharjeve ndaj Menexhit Selefij dhe njerëzve të tij dhe (nga ana tjetër) t’i dëgjojmë kasetat, t’i dëgjojmë radiot dhe mediat si dhe pëshpëritjet, ta bëjmë veten tonë një aparaturë për të gjitha këto gjëra, por të mos ua hedhim sytë librave të refuzimeve. Përse!? Sepse ato libra i demaskojnë ata dhe i sqarojnë poshtërsitë e tyre si dhe i kthjellojnë të rinjtë në të vërtetën.

Prandaj, ata thonë:

Librat e refuzimeve! Librat e refuzimeve! Librat e refuzimeve! Të thërrasin ty në leximin e librave të bidateve përmes dyshimit: Merre të vërtetën dhe lëre të pavërtetën, dhe kështu i riu bie viktimë e të pavërtetës, sepse ti nuk bën dallim në mes të vërtetës dhe të pavërtetës; e shikon të vërtetën si të pavërtetë dhe të pavërtetën si të vërtetë. Dhe me këtë gjë janë shkatërruar një numër i madh që nuk e di atë askush tjetër përveç Allahut, nga ata të cilët i përkatësoheshin Menexhit Selefij. Këto janë prej kurtheve të tyre që u largojnë juve nga qëndrueshmëria në të vërtetën, dhe nga thirrja për te e vërteta, dhe nga pengimi i të pavërtetës. Andaj, librat e refuzime janë përplot me dije dhe nuk e gjeni dijen të gjallë dhe pranverore me të cilën bëhet dallim në mes të vërtetës dhe të pavërtetës përveç se në librat e refuzimeve.

Kurani – pasha Allahun – i refuzon njerëzit e kufrit dhe devijimit, dhe i refuzon munafikët, Jehudët dhe të Krishterët dhe nuk ka lënë devijim veçse e ka refuzuar e ka hedhur poshtë si dhe e ka sqaruar devijimin e njerëzve të saj. Po ashtu është edhe Suneti dhe Menhexhi i Selefëve janë përplot (me refuzime). Librat e akides dhe librat e xherhit dhe t’adilit janë përplot me kritika dhe refuzime kundër njerëzve të pavërtetës, ngaqë e vërteta dhe e pavërteta nuk dallohen përveç se me këto kritika dhe këto refuzime.

Andaj, lexoni librat e Ibn Tejmijes, Ibn Kajjimit, librat e Selefijve bashkëkohor të cilët bëjnë xhihad – insha Allah – në rrugën e Allahut, luftojnë duke thirrur për te Allahu dhe i pengojnë fitnet nga të rinjtë e Umetit dhe ua sqarojnë atyre rrugën e Islamit të vërtetë nga shtigjet e devijuara, dhe i zbulojnë defektet e udhëheqësve të bidateve dhe devijimit. Pra, dijeni se çfarë synojnë me luftimin e librave të refuzimeve. Kërkoni dije, bëni të pamundurën në kërkimin e dijes, përvisheni mangët në kërkimin e dijes dhe ajo që u ndihmon në arritjen e dijes së saktë janë librat e refuzimeve.

Ngase ato janë me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e kërkimit të dijes, dhe ai që nuk i dijë librat e refuzimeve edhe në qoftë se ka mësuar dije përmendsh, ai – Allahu ju bekoftë – mban qëndrime të lëkundura. Kemi parë shumë të tillë, kemi parë shumë prej tyre që dijnë, pastaj bien në devijime. Mos e harroni ngjarjen e AbduRrezakut, mos e harroni ngjarjen e Bejhakiut, mos e harroni ngjarjen e Ebu Dher el-Herauij kurse këta ishin nga dijetarët e mëdhenj dhe një dyshim i vetëm i fundosi ata në mesin e njerëzve të bidateve, Allahu na ruajttë.

AbduRrezakun (e devijoi) njëri i cili kishte më pak dije se ai, vazhdoi të shoqërohej me të derisa e hodhi atë në shi’izëm.

Ebu Dherri ra në devijim për shkak të një fjale të vetme që e dëgjoi nga Bejhakiu si lavdërim për njërin nga imamët e Esharijve.

Bejhakiu u mashtrua nga disa imam të Esharijve dhe kështu ra në Esh’arijjeh. Si dhe ka të tjerë (që devijuan).

Kurse në këtë kohë nuk mund të numërohen ata të cilët kanë qenë në Sunet, ose dijetar ose student, pastaj lajthiti për shkak të një dyshimi apo disa dyshimeve.

Metodat dhe kurthet me të cilat përpiqen armiqtë në mënyrë që t’i largojnë ata nga metodologjia e vërtetë e Allahut, madje kanë caktuar prej tyre ushtri për ta luftuar Menhexhin Selefij dhe pasuesit e tij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari