Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed en-Nexhmi

(Lexuesi i pyetjes është Shejkh Ahmed Bazmul):

Pyetësi thotë: “Është një thirrës që thotë se është Selefij, porse daveti i tij është me hizbijtë, dhe nuk paralajmëron kundër tyre, madje i paralajmëron nxënësit e tij nga refuzimet dhe thotë për njërin nga dijetarët selefij se ai është në hak porse metoda e tij është e gabuar, dhe përzihet tej mase me hizbijtë.” Cila është këshilla juaj për këtë?

Përgjigje: Ky është injorant. Ky është injorant. Ky është i mashtruar. Ky është i gjorë. Ky nuk është Selefij, porse ai u shërben pasuesve të pavërtetës (ehlul-batil).Realiteti është se refuzimet janë urdhërim për të mirë dhe ndalim nga keqja. Andaj, i thuhet atij: Ç’thua për Fjalën e Allahut – Subhanehu ue Te’ala -:

كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

“Ju jeni Ummeti më i mirë i dalë për njerëzit: (sepse) ju urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga të këqijat dhe besoni Allahun.” Ali-Imran, 110

Me çfarë u bënë Ummeti më i mirë? A nuk janë përmes këtyre cilësive?! Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat dhe besimi në Allahun. D.m.th urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat ndërtohet mbi të besuarit në Allahun.

Çfarë do të thotë të besuarit në Allahun? Të besuarit në Librin e Tij, si dhe njohja e asaj që gjendet në të, e që është haku, si dhe njohja e Sunnetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe atë që gjendet në të, e që është haku dhe me këtë hak ta shkatërrosh të pavërtetën (batil). Ky është refuzimi, që t’ua refuzosh njerëzve të pavërtetës (ehlul-batil) të pavërtetën (batilin) e tyre dhe ta sqarosh hakun në të cilin ata kanë gabuar.

Kështu që, a thuhet se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është haram?! A thuhet për atë që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja se ai i devijon të tjerët?! Dhe se metoda e tij nuk është e saktë, a thuhet kjo?!

Si është përgjigja?! Flisni o xhemat! Po ju shoh se heshtni!

Shejkh Ahmed Bazmul: Thonë jo, o Shejkh.

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Ah?

Shejkh Ahmed Bazmul: Thonë se nuk duhet të thuhet kjo.

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Vetëm se – in sha Allah – të gjithë ta thonë këtë në mënyrë që...në rregull. Kur themi se ai që urdhëron për të mirë dhe ai që ndalon nga e keqja është në hak, atëherë është obligim që ky të përkrahet dhe është obligim që të ndihmohet, nëse e themi këtë. Pra, si mund të themi se refuzimet nuk lejohen dhe se refuzimet janë të kota (batil) apo fjalë të ngjashme si këto. Ne themi jo. Ai që e thotë këtë, mu ai është gënjeshtari. Ai që e thotë këtë, mu ai është gënjeshtari. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari