Bismilah...

Pyetje: Me Emrin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi ata që e pasojnë atë. O Shejkhu jonë,Allahu ju ruajttë, ç’na thoni për ata që i etiketojnë Selefijt në Gjermani si dhe në vende tjera me emrin “Medkhalij” apo “Medakhileh” dhe se ata e paskan përçarë Umetin; pretendojnë Selefizëm dhe se ata nuk dijnë gjë tjetër përveç sharjeve, kritikës dhe fyerjeve? Allahu ju begatoftë dhe Allahu i Plotfuqishëm dhe i Lartësuar ju shëroftë.

 

Përgjigje nga Shejkh Rabij: Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, paqja  dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Më tej:

Me të vërtetë Ehli Sunneti dhe Xhemati janë pasuesit e Muhamedit, ‘alejhi salatu ue selam, e pasojnë Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në akide, në menhexh, në politikë, në moral si dhe në çështjet e tjera të jetës. Ata e pasojnë atë në të gjitha këto gjëra dhe nuk shpikin në Fe.

Duke u nisur kjo pikëpamje dhe nga paralajmërimi i të Dërguarit të Allahut për njerëzit e bidateve dhe paralajmërimi i Selefëve, ata ecin drejtë këtij menhexhi (metodologjie), kurse ai që i kundërshton dhe i etiketon me fjalën “Xhamijeh” apo “Medkhalijeh”, atëherë ai është i devijuar, ai në realitet e lufton Sunetin dhe menhexhin Selefij. Le ta kenë frikë Allahun për vetët e tyre dhe le t’i lënë këto etiketime me këto epitete fyese. Lë t’ia kenë frikën Allahut dhe le ta thonë fjalën e drejtë.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm fjalë të drejta. Ai do t’ju drejtojë juve që të bëni vepra të mira e të drejta dhe do t’jua falë gjynahet e juaja.” El-Ahzab, 71

A po i urreni ata Selefij dhe po i etiketoni me këtë epitet për shkak se ata janë të kapur pas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?

Cilat janë ato bidate që ata i kanë në mënyrë që t’u thoni atyre Medkhalij, Xhamij?!

Cilat janë ato bidate?!

Ne e kemi njohur Xhematin Teblig, Xhematin Ikhuan, Kutbijtë të cilët kanë bidate dhe devijime në bazat e fesë dhe në degëzimet e fesë. Andaj, ne i këshillojmë ata dhe ua sqarojmë atyre hakun – Allahu ju bekoftë. Kështu që, atij që Allahu, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari, i ka dhënë sukses, kthehet në rrugën e drejtë dhe ecë drejtë rrugës së Selefëve, kurse atë që e humb Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar,  dhe nuk ia ka dashur atij të mirën, atëherë ai veçse e shton shkeljen e kufijve dhe padrejtësinë.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen e tij dhe si mbi Shokët e tij.

Pyetësi: Shejkhu jonë, ata thonë se ne gëzohemi me vrasjen e Muslimanëve në Siri, gëzohemi me vrasjen e Muslimanëve në Irak dhe se e kemi shfuqizuar xhihadin në Siri dhe e kemi shfuqizuar atë në Irak dhe se gëzohemi me Xhihadin në Jemen?

Shejkh Rabij: Ata gënjejnë, betohem në Allahun! Ata gënjejnë, betohem në Allahun! Betohem në Allahun se ne nuk gëzohemi! Betohem në Allahun! Neve jemi kundër Rafidijve dhe kundër Batinijve më shumë sesa ata kurse ata janë vëllezërit e Rafidijve dhe ecin bashkë me ta; ata janë vëllezërit e të gjithë pasuesve të bidateve. Kurse ne jemi kundër të gjithë pasuesve të bidateve dhe kundër Rafidijve dhe i bëjmë qafira dijetarët e tyre. Ne jemi kundër Batinijve dhe i bëjmë ata qafira dhe mendojmë se ata janë më qafira se Jehudët dhe të Krishterët.

Porse ne mendojmë se ajo me të cilën përballen ata (Sirianët), është se ata nuk e ngritën flamurin e Islamit. Kurse i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, thotë:

من قاتل لتكون كلمة الله هي العُليا فهو في سبيل الله

“Ai që lufton që Fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut.”

Allahu ju bekoftë. Ata nuk luftojnë për ta ngritur Fjalën e Allahut. Po! Ka njerëz të gjorë në mesin e tyre dhe ka të mashtruar, porse mbartësit e flamurit nuk janë në Sunetin e Islamit. Ata nuk e ngritën flamurin e Sunetit dhe flamurin e Teuhidit dhe flamurin e fjalës “La ilahe il-Allah,” por ata e ngritën flamurin e demokracisë dhe ata janë të gatshëm që të bashkohen me Rafidijtë dhe Batinijtë nëse e rrëzojnë Asadin (presidentin e Sirisë).

Pyetësi: Allahu ju dhëntë të mira, Shejkhu jonë dhe Allahu ju bekoftë...

Shejkh Rabij: Mu ata janë që e përhapin fesadin në tokë, ata janë që i përhapin fitnet dhe vrasjet në Egjipt, Sudan dhe në çdo vend tjetër, në çdo vend e përhapin këtë devijim. Ata janë shkaktarë për shpërnguljen e popullit të gjorë Sirian, u bënë padrejtësi dhe nuk e çanë kokën për këtë shpërngulje dhe për këtë shkatërrim. Me mijëra e mijëra njerëz gjetën vdekjen dhe shkatërrimin për shkak të fitnes së tyre dhe fitnes së Batinijve.

Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira, po ua përcjell selamin e vëllezërve dhe bijve tuaj nga xhamia “Tekijju-Din el-Hilalij” në Gjermani.

Shejkh Rabij: Allahu ua zgjattë jetën, përcilluani selamin tonë. Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira.

________________________________________

Ky takim u inçizua pas namazit të akshamit, në mbrëmje e së enjtes, më 27 Sefer 1434, e cila datë përkon me 30 Dhjetor 2013.

 

Përktheu: Jeton Shasivari