Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: “Mexhmu’u Fetaua Shejkh Rabij,” vëll. 14, fq. 273
Pyetje:
Çfarë na thoni për një person i cili largohet nga dëgjimi i refuzimeve dhe kur pyetet për shkakun që e ka zgjedhur këtë mendim, thotë: “Ai që po më pyet për këtë është ‘ammij (njeri i thjeshtë), nuk e zotëron leximin e Kuranit.” Cili është komenti juaj, Allahu ju bekoftë?
Përgjigje:
Nëse është njeri i thjeshtë, i mësohet akideja dhe paralajmërohet nga njerëzit e bidateve. Në këtë kohë, njerëzit e thjeshtë janë ata që janë bërë ushtri e njerëzve të bidateve, andaj, duhet patjetër që t’i paralajmërosh ata. Thuaj atij: “Filani ka këtë e këtë bidat, ta dëgjosh atë të dëmton.” Kështu, ata nuk lexojnë prej tij dhe nuk i dëgjojnë kasetat e tij dhe paralajmërojnë për fjalët që thotë ai.
Pra, njeriu i thjeshtë ka nevojë për dikë që ta paralajmërojë dhe ta përkujtojë me parimin:
إنَّ هذا العلم دين فانظروا عمَّن تأخذون دينكم
“Vërtetë kjo dije është Fe, andaj shikoni se prej kujt e merrni Fenë tuaj.”
Kështu që, në këtë kohë, njerëzit e thjeshtë janë në shënjestër nga njerëzit e bidateve. Të thotë ty: “Mos i lër që të lexojnë librat e refuzimeve.” Jo! Jo! Kjo gjë i shpie ata në humbje.
Përktheu: Jeton Shasivari