Bismilah...

Eliminim i një dyshimi: “Nxënësi i dijes nuk flet për ata që janë nga Ehli Sunneti vetëm se duke u këshilluar me dijetarët.”

Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=98854

Pyetje:

Kjo pyetje thotë: Allahu ju dhëntë mirësi, a është kjo thënie e saktë, e ajo është: “Nxënësi i dijes nuk flet për personat që janë prej Ehli Sunnetit dhe të cilët kanë rënë në gabime përveç se duke u këshilluar me dijetarët.”

Përgjigje:

Jo! Kjo nuk është e vërtetë, porse flet duke e sqaruar gabimin e tij, nëse ai është nga dijetarët e Sunnetit apo nga Ehli Sunneti apo prej të tjerëve. Kjo është nevojë, të sqarosh (gabimin e tij) për shkak të nevojës. Nëse vjen dhe e sheh ndonjërin për të cilin ka frikë se mund të pasohet në gabimin e tij, thotë: “Kjo është gabim, filani ka gabuar në këtë çështje,” “Fjala e filanit është e dobët,” “Fjala e filanit është më e saktë,” edhe në qoftë se është prej Ehli Sunnetit, ngase dijetarët që nga kohërat e mëhershme, e kanë refuzuar njëri-tjetrin vazhdimisht, dhe këtu nuk ka ndonjë xhelozi (këtë, dijetarët nuk e kanë bërë për xhelozi sh.p).

E lusim Allahun – Subhanehu ue Te’ala – që të na jap sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Lëvdata, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin dhe mbi familjen e tij, shokët e tij, pasuesit e tij që i ndoqën me mirësi.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari