Bismilah...

Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij

E sa për porositë e dijetarëve, prej tyre është fjala e Ibn Abbasit – radijAllahu ‘anhuma – :

“Shpiken bidatet në lindje dhe perëndim, dhe një njeri m'i sjell ato (bidate) mua dhe kur vjen tek unë, unë i shkatërroj ato me Sunnet.”

Andaj, u rrëzua fjala e tyre që e ngrenë zërin (duke thënë):

“Ç’keni ju me këto refuzimet?”

“I keni përçarë njerëzit.”

Në Sahihun e Bukhariut, është një hadith i gjatë i Xhabirit – radijAllahu ‘anhu - :

“Muhamedi është përçarës në mesin e njerëzve.”

Në një transmetim tjetër:

“I ka përçarë njerëzit.”

Ka thënë Hafidh – rahimehullah – siç është në Fet’h:

“Të dyja (shprehjet) kanë të njëjtin kuptim.”

Atëherë, pse po na mbani mëri kur ne e refuzojmë filani e filanin? Ata thonë:

“Mos flisni haptazi me emra.”

Ne themi: "Selefët, flisnin troç (me emra)".

E nëse ne u bindemi juve (pra, të mos flasim me emra, sh.p), përse na mbani mëri duke folur troç kundër nesh (duke na përmendur emrat)??

Nëse keni diçka nga Selefët – edhe pse janë të pakët – në mos përmendjen e emrave shkoqur, pse po na mbani inat?

Përse, kur ju keni (argumente) nga Selefët si dhe ne po ashtu kemi (argumente) nga Selefët (për të folur haptazi me emra)?

Kështu, ju ngeleni në mes.

Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari