Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141121
Pyetje:
Cili është mendimi i Sheriatit për atë që ka Menhexh dhe Akide të saktë porse ka moral të keq?
Shejkh Ubejd el-Xhabirij:
Ne e duam Akiden dhe Menhexhin e tij të mirë, këtë e duam tek ai. E ndihmojmë dhe e mbështesim atë për shkak të Akides dhe Menhexhit të tij dhe e falenderojmë atë për këtë, dhe e lusim Allahun që ta bëjë atë të qëndrueshëm (në fe), dhe ne e qortojmë atë për moralin e keq, dhe e lusim Allahun që ta udhëzojë atë drejt moralit të mirë, porse fjala e atij që thotë: “Akideja dhe Teuhidi pa moral është sikur pema pa fryte.”
Kjo s’ka të bëjë fare me të vërtetën, është larg të vërtetës dhe udhëzimit. Andaj, këto s’kanë lidhje njëra me tjetrën.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari