I porosis ata, veten time, vëllezërit që janë të pranishëm këtu si dhe vëllezërit që janë të lidhur përmes dhomave të paltalk-it. I porosis që ta kenë frikë Allahun haptazi dhe fshehurazi, dhe të kapen fort pas Sunnetit dhe dijetarëve të mëdhenj selefij, dhe të mos mashtrohen me ata që pretendojnë se kanë dije të cilat janë nga llojet e atyre që janë pretendues dijeje dhe nga "dijetarët" që dalin papritmas.
Të mos mashtrohen nga ata që shajnë Imamët e Sunetit, siç janë: Shejkh Bin Baz, Ibën Uthejmini dhe Albani. Nëse ata shohin njerëz që shajnë Albanin dhe e gjuajnë atë me Irxha, le ta dijë se atë janë pasues të devijimit dhe pasues të lajthitjes. Ngase sharja e Albanit është sharje ndaj Sunnetit të cilin ai e mbart – Allahu pastë mëshirë për të –.
Dhe i këshilloj që të largohen nga bidatet dhe pasuesit e tyre. Dhe i këshillojë që të kenë kujdes nga forumet që e quajnë veten e tyre forume selefije, kurse ato nuk janë selefije, edhe në qoftë se e quan veten e tyre me cilësi që tregon për Selefët. Si p.sh: Islam kështu e Islam ashtu, e kështu me radhë.
Forumet selefijeh janë të njohura, siç është www.sahab.net, www.albaidha.net, www.ajurry.com, si dhe faqe të ngjashme, siç është forumi selefi Egjiptian (www.salafmasr.com), po ashtu forumi sebil es-selefijeh, dhe të ngjashme si këto. Nëse do të dish se një forum është selefij, atëherë pyeti vëllezërit e tu të njohur selefij.
Ju porosis që të keni kujdes nga disa forume që pretendojnë se janë selefije, ndërsa ato nuk janë selefijeh. Dhe i porosis që ta lexojnë Librin e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, ditën dhe natën. Dhe i këshillojë që të bëjnë d’ua për mua dhe për shujukhët (dijetarët) e mi në lutjet e tyre.
Lavdërimet dhe begatitë e Allahut qofshin mbi Pejgamberinë tonë Muhamedin, familjen e tij si dhe shokët e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari