Refuzim nga Shejkh Feuzani për fjalën e Haxhurit: “Ehli Sunneti janë grupi më afër të vërtetës.”
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=17787
Pyetje:
Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. A është e saktë të thuhet: “Ehli Sunneti janë grupi më afër të vërtetës?”
Përgjigje nga Shejkh Feuzan:
Ata janë pasuesit e hakut. Nuk thuhet: më afër (të vërtetës). Thuhet: Ata janë pasuesit e hakut, mu ata janë në hak. Kjo (fjala) “më afër” (e thotë) ai që ka devijim apo diçka nga devijimi. Thotë: më afër. Kurse Ehli Sunneti – e gjithë lavdia i takon Allahut – nuk kanë devijim. Ata janë pasuesit e hakut.
Përktheu: Jeton Shasivari