Autor: Shejkh Ahmed Bazmul
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?32859
Pyetje:
Ky (pyetës) thotë: "Disa nxënës dije dalin në krye me refuzime duke folur (kritikuar) personat, edhe në qoftë se ia qëllojnë, dhe nuk ia lënë këtë dijetarëve, siç është Shejkh Rabij, cila është këshilla juaj?
Përgjigje:
Shikoni o vëllezër! Allahu ju bekoftë. Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem- thotë:
من رأى منكم منكرًا فليغيرْه بيدِه ، فإن لم يستطعْ فبلسانِه ، فإن لم يستطعْ فبقلبِه
"Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij."
Dhe gabimet që bien ndesh me Islamin dhe Sunetin janë të refuzuara. Andaj ato gabime janë brenda këtij hadithi. Dhe kjo është çështje e përgjithshme që i përfshin dijetarët dhe nxënësit e dijes, si dhe e përfshin atë që ka dije. D.m.th unë jam njeri i thjeshtë dhe kam parë se një person nuk fal e namazin, a mos ta ndaloj atë e ti them: Fale namazin!? Apo të them kjo (çështje) u takon dijetarëve!? Kjo është gabim.
Në rregull! Unë jam njeri i thjesht dhe si p.sh shoh se një person vepron një gjë të ndaluar dhe kam dëgjuar fjalët e dijetarëve për ndalesën e kësaj (vepre). E lëmë me kaq (khalas). A të them se kjo është (çështje) që u takon dijetarëve!? Përgjigja është: Jo.
Nëse ti ke dije pikërisht për këtë çështje, atëherë sqaroje atë dhe trasmetoi fjalët e dijetarëve. Kjo është një çështje në vete, çfarë vëreni tek kjo çështje? Se ti nuk flet përveç se me dije.
Çështja e dytë të cilën dua ta theksoj, ndoshta pyetësi ka dashur që të kthehet vëmendja tek ai (në pyetjen e tij), e ajo është se (ta zëmë si shembull): Unë jam njeri i thjeshtë apo nxënës dije fillestar (fjalë e paqartë), unë kam aftësi, debatoj dhe polemizoj dhe i di fjalët e dijetarëve me argumente për një çështje të caktuar, kështu që kam parë se një person ka gabime, pra këtu (në këtë rast) i trasmetoj këtij personi (fjalët e dijetarëve, (nëse ai) dëshiron të debatojë me mua, unë nuk debatoj me të, s'kam aftësi për të debatuar me të, porse unë i them: "O vëlla! Për këtë çështje dijetarët ka thënë kështu e kështu."
Ai të thotë: "Jo! Kjo është kështu." Thuaji atij: "O vëlla! Allahu ta shpërbleftë, unë të trasmetova, esselamu 'alejkum," dhe largohu. Kjo është obligim për sa i përket atij. Nëse ti ke aftësi për të folur me të, dhe nëse i druhesh dëmit për veten tënde, në qoftë se është bidatçi apo njeri i fitneve apo orator apo të ngjashmë, atëherë largohu nga ai, por nëse ke mundësi ta këshillosh, nuk ka ndonjë ndalesë. Kjo është situata e refuzimit të kundërshtuesit.
Situata tjetër – ndoshta pyetësi dëshiron të kthehet vëmendja tek ai – është situata e tebdi'ut (shpallja bidatçi) e njerëzve. Baza e kësaj është që të ketë dijetarë dhe nxënës dije të mëdhenj, por kur pamë se disa nxënës dije, ndonjëherë, i futen kësaj çështjeje dhe gabojnë, atëherë dijetarët tanë thanë: “Lejuani tebdi'un dijetarëve të mëdhenj.”
Tebdi'u dhe gjykimi mbi një person se është bidatçi i takon dijetarëve, jo për atë se nxënësit të madh të dijes nuk i lejohet që të shpallë dikë bidatçi. Jo! Kjo është e mundur, nëse ti sheh një person Xhehmij, apo Rafidij apo një person që ka rënë në bidat. Qartë? E kam këshilluar dhe ai ka ngulur këmbë në këtë çështje, apo se ai është prej pasuesve të tyre (bidatçijve), mbaroi kjo punë, ai është bidatçi, nuk ka nevojë për gjykimin e një dijetari.
Dhe ka disa raste që kanë nevojë për gjykimin e një dijetari, çështjet e hollësishme, siç i ka sqaruar ato Shejkhu jonë, kolosi, Imami i njerëzve të kësaj kohe në xherh dhe te'adil, Rabij Ibn Hadij el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë –.
Andaj, unë them – Allahu ju bekoftë – dijetarët, në kohën e fundit, kanë thënë se lejuani tebdiun dijetarëve të mëdhenj që mos të bëhet fitne dhe huti. Porse (Ahmed) Bazmuli ka gabuar, refuzoje Bazmulin! Në rregull.
Bazmulin e konsiderojmë se është selefij apo pasues i sunetit. O vëlla! Haku është më i dashur për neve se sa Bazmuli. Faktin se ti refuzon Bazmulin, nuk do të thotë se ti më ke nxjerrë gabim, apo më ke sharë apo më ke shpallur bidatçi. Jo! Kjo është këshillë. Qartë? Pra, refuzimi ndaj kundërshtarit apo refuzimi ndaj atij që ka gabuar nuk do të thotë se është shpallur bidatçi apo është shpallur i devijuar.
D.m.th ta zëmë se vij e ju sjell si shembull çështjen e filanit, si p.sh: Leximi i el-Fatihasë në namaz është sunnet. Kjo është gabim. Tekstet janë tejet të qarta (për obligimin e saj). Prandaj, ty të takon të refuzosh kur je para meje apo kur je prapa meje (në mospraninë time) fjalën e Bazmulit se është fjalë e pabazë (batil) që leximi i el-Fatihasë në namaz është sunet. Dhe e sakta është ajo që kanë thënë njerëzit e dijes duke përmendur kështu e kështu, duke u bazuar te fjala e tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – që ka thënë kështu e kështu.
Tani, a ka diçka të keqe tek kjo? Nuk ka gjë të keqe tek kjo. Selefët e vepronin këtë, Sahabët. A jemi ne më të mirë se Selefët? Nuk jemi më të mirë se Selefët. Neve ecim në menhexhin e Selefit. Pra, këtu nuk ka ndonjë ndalesë që ta refuzosh kundërshtarin, por ama nëse kundërshtari është njeri i sunetit – siç e ka përmendur Shejkhu jonë, Ubejd el-Xhabirij (hafidhehullah Te'ala), dhe po ashtu Shejkh Rabij, Shejkh Ahmed en-Nexhmij si dhe të tjerë pos këtyre, Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur dhe i ruajt ata që janë gjallë prej tyre – në qoftë se kundërshtari është njeri i sunetit, ti e refuzon gabimin dhe ruhet pozita e atij që ka kundërshtuar. Në qoftë se kundërshtari është pasues i bidatit dhe se kundërshtimet janë shtuar, atëherë, nuk ka nder për të.
Nëse tregohet kryeneç dhe ngul këmbë, atëherë nuk ka nder për të. Mund të thuash: "Ta refuzosh gabimin dhe ta poshtërosh atë." Këtë fjalë nuk e thotë nxënësi i dijes, Kjo fjalë tregon për mendjelehtësinë e intelektit të atij që e thotë këtë. Kjo tregon se ai që e thotë këtë fjalë nuk i respekton selefët.
Ty të takon që ta poshtërsoh atë, por poshtërimi të jetë sipas metodave të cilat nuk dalin jashtë kornizave të menhexhit të selefëve të devotshëm, nuk ka ndonjë ndalesë, nuk ka ndonjë ndalesë. Nuk dalim nga menhexhi i selefëve në këtë (pikë).
Përktheu: Jeton Shasivari