Bismilah...

Akuzimi i Selefijve me emrin Vehabista - Shejkh Abdullah en-Nexhmi

Burimi: http://radio.selefi.org më 13 Prill 2014

Pyetësi: Allahu u shpërbleftë me të mira dhe u pastë nën Kujdesin e Tij dhe u dhëntë bereqet në përpjekjet tuaja, o Shejkhu jonë!


Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: Allahu u bekoftë! Allahu u dhëntë jetë! Allahu u dhëntë jetë!


Pyetësi: A mund të bëjmë një pyetje o Shejkh?


Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: Po?


Pyetësi: Një pyetje të vetme, in shaa Allah?


Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: Po.


Pyetësi: Lavdi Allahut, u ngrit ky davet, domethënë daveti Selefij në Shqipëri - falë mirësisë dhe ndihmës së Allahut - me dije të dobishme - dhe të gjitha lavdet i takojnë Allahut - dhe po ashtu, na mbërritën broshurat e Shejkhul-Islam, Muxhedidit, Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -, dhe për shkak të kësaj, thirrjet e ndryshme të cilat nuk janë të bazuara në dije - siç e përmendët më përpara - na quajnë neve “Vehabista”, pra na thonë: “Ju jeni Vehabista.” Atëherë, si t’i kundërpërgjigjemi këtij spekulimi. Gjithashtu, ata e akuzojnë Shejkhun e Islamit (Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhabin) duke thënë se ai ishte spiun i Anglisë, domethënë i Britanisë, si dhe thonë fjalë të tjera të këqija si kjo.


Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: S’ka fuqi e s’ka ndryshim përveç se nga Allahu! Së pari, le të pyesim: Imami Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah - ku thirri? Ai thirri në Teuhid! A pati thirrja e tij diçka që binte ndesh me thirrjen në Teuhid që bëri Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe Pejgamberët Fisnikë? Kurrën e kurrës! Përkundrazi, ai erdhi me thirrjen në Teuhidin e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - dhe braktisjen e shirkut, bestytnive dhe bidateve. Dhe këtë thirrje ai e shprehu qartazi në librat e tij, siç është “Kitabut-Teuhijd”, “el-Usuul eth-Thelatheh”, “el-Kaua’id el-Erba’ah”, “el-Usuul es-Sitteh”, “Keshf esh-Shubuhaat”, si dhe të tjerë prej librave të dobishëm. Pra, Imami Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhab nuk erdhi me diçka të re, porse ai erdhi me thirrjen në Teuhidin e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Dhe kështu, kur disa prej dijetarëve shpërndanë librin e Imamit dhe Muxhedidit - rahimehullah - e hoqën emrin e tij, pa shkruajtur emrin e tij Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhab, ose shkruajtën emër tjetër, si për shembull, Muhamed Ibën Sulejman et-Temijmij. Kur libri ra në dorë të atyre që e akuzonin thirrjen e tij si “Vehabiste”, ata e lavdëruan këtë libër. Ata i lavdëruan librat e tij, sepse në to kishte tjetër emër, prandaj i lavdëruan. Dhe kjo tregon se ata kanë injorancë dhe kanë gjëra përbrenda veteve të tyre (kundër Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhabit). Pastaj, sa i përket këtij llagapi “Vehabizëm”, kanë thënë se “Vehabijet” kanë qenë një sekt i devijuar, përpara se të vinte thirrja e e Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhabit. Dhe kur erdhi thirrja e Imamit, ata ia mveshën emërtimin e atij sektit të devijuar këtij Imami, Muxhedidit - rahimehullah -.


Kështu që, unë u këshilloj juve dhe këshilloj veten time që të thërrasim në Teuhid, dhe se ato akuza e ato fjalë neve nuk na dëmtojnë. Është sharë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe kanë thënë për të se ishte magjistar, poet, fallxhor, i çmendur etj., si dhe janë akuzuar dijetarët se ata janë “muxhessimeh” [1]… Edhe sot Ehli-Sunneti po akuzohet me llagape si “Vehabije”, “Xhamije” dhe me llagape të tjera, mirëpo kjo nuk i pengon pasuesit e Sunetit në vazhdimin e përhapjes së dijes dhe davetit. Dhe nëse ata flasin për librat e tij, ne themi: ku thirri Imami dhe Muxhedidi? Ai thërriti në Teuhid dhe librat e tij gjenden sot dhe janë të pranishme. Ai erdhi veçse me thirrjen në Teuhijd. (Librat e tij janë veçse) me tekste nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Allahut, si dhe me largimin e dyshimeve dhe spekulimeve që hedhin njerëzit e Shirkut. Po.


Pyetësi: Allahu u bekoftë dhe u pastë nën Kujdesin e Tij, o Shejkhu jonë!


Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: Edhe juve!

Fundnotë:

[1] Muxhessimeh: ky është një prej llagapeve që i është mveshur Ehli-Sunetit nga sekti i humbur i Xhehmijeve dhe të ngjashmëve me ta, të cilët akuzojnë Ehli-Sunetin se i atribojnë Allahut “trup”.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj