Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/2030


Pyetje: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Gjithashtu, në vitet e fundit është shfaqur ajo që quhet “fik’hu i pakicave (të Muslimanëve)”. Ata (që e pretendojnë këtë) thonë: p.sh. ajo fetva që jepet këtu në Mbretërinë (e Arabisë Saudite) apo në çdo shtet tjetër Islam, nuk duhet ta zbatohet mbi Muslimanët që jetojnë në Evropë, ata kanë fik’hun e tyre të veçantë.

Përgjigje: Muslimanët në çdo vend – këtu apo gjetkë – i referohen Kuranit dhe Sunetit dhe dijetarëve. Nuk është çështje pakicash që kanë kanë fik’h (jurisprudencë) dhe dispozita të tyre dhe Muslimanët në shtetet tjera kanë dispozita tjera. Jo! Dispozitat janë një dhe pika e referimit është një, e ato janë Kurani dhe Suneti. Kështu që, Muslimanët nuk ndahen në pakica që kanë fik’hun e tyre të veçantë dhe të tjerët përveç pakicave kanë fik’h tjetër. Kush e ka thënë këtë?! Këtë nuk e thonë vetëm se injorantët.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari