Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Pyetje: Xherhi, Ta’dili dhe Tahdhiri kundër kundërshtarëve (të udhëzimit Pejgamberik) a bien ndesh me hadithin:

الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ

“Musliman i vërtetë është ai që, nga sherri i gjuhës dhe dorës së tij kanë shpëtuar Muslimanët e tjerë.”

Përgjigje: Nëse bëhet për njerëzit e bidatit dhe që të paralajmërohet kundër tyre, në këtë rast ai kërkohet që të bëhet, dhe kjo është prej cilësive që ka Muslimani i përsosur, i cili kujdeset për mirëqënien e njerëzve dhe i paralajmëron ata që të ruhen nga njerëzit e bidatit. Ama nëse ai që ka rënë në kundërshtim është prej Ehli Sunetit, i cili ka rënë në gabim, në këtë rast ai këshillohet, merret ajo që e ka të saktë dhe tërhiqet vëmendja për gabimin e tij, në mënyrë që të mos mashtrohen (njerëzit prej tij).

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj