Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/353

Thotë pyetësi: A është prej gibetit të qortuar paralajmërimi kundër ndjekësve të bidatit dhe epsheve dhe grupacioneve të shpikura, në mënyrë që të mos mashtrohen nga ata Muslimanët e thjeshtë?

Përgjigje: Paralajmërimi kundër njerëzve të bidatit është uaxhib (obligim), paralajmërimi kundër gabimeve në çështjet e fesë është uaxhib, është këshillë për Muslimanët dhe nuk është gibet, sepse qëllimi i tij është këshillimi dhe nuk është për qëllim përçmimi i njeriut.

Gibeti, është atëherë kur kihet për qëllim përçmimi i njeriut, ndërsa kur është për qëllim këshillimi i Muslimanëve dhe sqarimi i gabimit për njerëzit, kjo është prej këshillës, dhe feja është këshillë, siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem .

Kliko këtu për të parë videon në AudiSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj