Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij
Pyetje: Kush është Thikat (njeri i besueshëm)? Disa nga Mumeji’inët (njerëzit që e zbusin dhe e dobësojnë Menhexhin Selefij) thonë vazhdimisht se nuk gjendet ndonjë personThikat dhe se vëllezërit tanë Selefijninë janë gënjeshtarë, të braktisur dhe janë të pakujdesshëm (d.m.th. midis Selefijinëve nuk gjendet ndonjë thikat, ndonjë Selefij që të jetë i besueshëm).
Shejkh Rabij' bin Hadij: Ata që e thonë këtë janë nga Ehlul-Bid’ah ued-Dalal uel-Ehua (Pasues të Bidatit, Devijimit dhe Epsheve) dhe janë nga ata që luftojnë Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i cili ka thënë: “Nuk do të pushojë së egzistuari një grup nga Umeti im të qartë në të vërtetën dhe nuk kanë për t’i dëmtuar ata që i kundërshtojnë apo që i braktisin.”
Imam Ahmedi ka thënë: “Nëse ata nuk janë njerëzit e hadithit, atëherë nuk e di së kush mund të jetë tjetër.” Atëherë, nëse njerëzit e hadithit (Ehlul-Hadijth), njerëzit e Sunetit dhe Menhexhit Selefij nuk janë të drejtë e të besueshëm, njerëz të besës, atëherë mos janë Rafidat … Khauarixhët… Mu’tezilët… Sektet e humbura… Kadijanitë… ?!! (Kush është i besueshëm?) Ata janë njerëzit e devijimit. Unë i këshilloj të rinjtë Selefijinë që të kapen pas Menhexhit Selefij dhe të qëndrojnë të palëkundur në të dhe të kapen fort pas besës qoftë në kohë rehatie apo në kohë zemërimi dhe në çdo situatë tjetër. I thanë Hafs bin Gijathit: “A nuk e sheh se në ç’gjendje janë njerëzit e hadithit (Ehlul-Hadijth)?” Kurse aii tha: “Ata janë njerëzit më të mirë.” Dhe unë besoj se Selefijtë janë njerëzit më të mirë në Akijde, Menhexh, Ibadet (adhurim), Akhlak (moral), shumë herë më të mirë sesa gënjeshtarët ziliqarë, ofendues dhe trillues.
Pyetje: Kush është Menhexhi i Selefëve rreth çështjes së pranimit të informacionit nga personi i besueshëm (thikat)?
Shejkh Rabij' bin Hadij: “Menhexhi i Selefëve, i Kur'anit dhe Sunetit është pranimi i informacionit të thikatit dhe obligimi i ngritjes së gjykimeve duke u bazuar mbi ta. Kur dy njerëz që dëshmojnë se filani vrau filanin, atëherë është detyrë e gjykatësit që të gjykojë me gjykimin e Sheriatit, (gjykim i cili është) dënimi i vrasjes. Edhe kontratat martesore vendosen me dëshminë e dy njerëzve të besueshëm e të drejtë, ose nga një burrë e dy gra.
Kështu, këta njerëz po i shkatërrojnë parimet e Sheriatit dhe po i përplasin tekstet e Kur'anit dhe Sunetit me fjalë të devijuara të cilat të çojnë në lajthitje. Ishin Mu’tezilët ata që vendosën kushtin e një numri të madh transmetuesish (para se të pranohej transmetimi) kurse Ehli-Suneti nuk e ka një kusht të tillë.
Pyetje: A është i detyruar njeriu që ta pranojë transmetimin (nakl) dhe gjykimin (hukm) e një thikati apo vetëm transmetimin (nakl) e tij?
Shejkh Rabij' bin Hadij: Origjina e lajmit (khaber) që vjen nga një thikat (njeri i besueshëm) është se ai pranohet, përveç atëherë kur ai bie në kundërshtim me të tjerë njerëz të besueshëm, sikurse ndodh në transmetimet Shadh. Kurse parimi bazë është se ai (lajm) duhet të pranohet dhe nuk lejohet që të mos i zësh besë Muslimanit dhe t’ia refuzosh hakun (të vërtetën) që ka. Dhe nëse nuk e marrim këtë menhexh, atëherë do t’i anulojmë shumë nga ligjet e Islamit. Nëse një njeri është ulur për të më mësuar Librin dhe Sunetin, nëse ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë në Sahihul-Bukhari kështu e kështu”, mos vallë unë duhet të mos i besoj atij? Jo! Kur ai më thotë: “Filani e filani janë Bidatçij”, a të them “Jo”?!
Ky medh`heb të cilin ata e quajnë tethebut (verifikim) është një medh`heb i rremë, Tethebut me të cilin ata nuk duan që të arrijnë tek realiteti i vërtetë por duan që ta hedhin poshtë të vërtetën në mënyrë që ajo të mos konfirmohet e të merret si dëshmi (huxheh). Ky nuk është si rasti me atë që verifikon dhe konfirmon që të arrijë tek e vërteta, por është me qëllim refuzimin e hakut (të vërtetës). Dhe prandaj po i shohim ata që po i refuzojnë transmetimet muteuatir (që kanë ardhur nga rrugë të shumta transmetimi) dhe vendimet që vijnë nga dijetarët e mëdhenj. Gjykimet dhe transmetimet merren, kurse ata i refuzojnë ato duke u bazuar këtu (tek ky rregull i rremë i tethebutit), që nga pamja e jashtme duket sikur bazohet në Islam, por në të vërtetë ai është një bazim skatërrimtar e i Shejtanosur.
Pyetje: Ne e kuptojmë se pranimi i transmetimi të një thikati (personi të besueshëm) është prej Fesë, megjithatë, si ta njohim kush është thikat e kush jo? Shumë njerëz po përhapin transmetime nën autoritetin e dikujt që është thikat, por ata nuk tregojnë kush është ai, ndoshta ngaqë në të vërtetë ata dyshojnë në besueshmërinë e tij. Dhe disa njerëz po përhapin transmetime në internet duke thënë: “Dikush që është thikat më tha”, por pasi që u shqyrtua çështja e tij, ata e pranojnë se në të vërtetë nuk dinë agjë rreth atij personi përveç emrit apo nofkës që ai ka në internet. Përserisa ata nuk i kanë njohur fare ata persona, atëherë del se ata vetëm kanë transmetuar nën autoritetin e njerëzve të panjohur. Prandaj, i dashur Shejkh, këshillojeni rininë për këtë çështje dhe për faktin se janë shumë të nxituar në deklarimin e dikujt se është thikat, Allahu ua shpërbeftë me çdo të mirë:
Shejkh Rabij' bin Hadij: Thikat është një Musliman i rritur e i rregullt nga ana mendore, dikush që ka karakter të mirë e të drejtë dhe njihet për saktësi në ato që transmeton. Njihet dikush si thikat ose:
Nëpërmjet deklaratave pozitive (që kanë ardhur për të) nga Muslimanë të besueshëm e të sigurtë që janë të mirënjohur për drejtësinë e tyre, saktësinë dhe besueshmërinë në Fe, ose;
Nëpërmjet qëndrimit të tij që është i njohur nga të gjithë njerëzit se ai është dijetar, se është thikat …etj, ashtu sikurse qëndrimet e dijetarëve të mirënjohur janë bërë të njohura tek çdo njeri.
Kurse çdo person tjetër që nuk i plotëson këto kushte, nuk është i shëndoshë nga ana mendore, nuk është Musliman i rritur dhe me karakter të mirë apo nuk ka dëshmuar ndokush për besueshmërinë e tij apo të njihet qëndrimi i tij mjaft mirë nga njerëzit, atëherë ky nuk është thikat, Allahu ju bekoftë, madje edhe sikur të thotë dikush “Një thikat më ka thënë…”
Madje edhe sikur të ketë thënë esh-Shafi’i: “Më ka thënë një thikat…” (pa e përmendur emrin e thikatit) kjo nuk do i pranohej. Për shembull, esh-Shafi’i thotë: “Më ka thënë njëthikat…” atëherë, pas kësaj, Allahu ju bekoftë, doli se ai transmetonte nga Ibrahim Ibn Jahja el-Eslemi, një nga njerëzit që më së paku meriton të quhet thikat sepse ai ishte kritikuar për Fenë e tij, aftësinë për të transmetuar dhe për çdo gjë! Ne megjithatë kemi mendim të mirë për Shafi’un - Allahu e mëshiroftë - dhe për Imamët e tjerë që kanë thënë se transmetonin nën autoritetin e një thikati por që më pas u mor vesh se të tjerët e njihnin se ai nuk ishte thikat.
Kështu që, është detyrë që njerëzit ta dinë kush është thikati kur dikush thotë: “Më ka thënë një thikat…” edhe sikur të thotë: “Një Imam më ka thënë…” kjo nuk do t’i pranohet kurrë derisa të tregojë emrin e personit dhe që identiteti i këtij thikati të bëhet i ditur. Pastaj, nëse ai është i mirënjohur për drejtësinë dhe saktësinë e tij, atëherë transmetimi i tij pranohet. Dhe nëse ai nuk njihet për drejtësinë dhe saktësinë e tij, atëherë transmetimi i tij nuk pranohet.
Studentët e dijes duhet t’i njohin këto lloj çështjesh në mënyrë që të përhapin dijen, duke mësuar si të veprojnë me transmetimet e njerëzve, transmetimet që vijnë nga transmetuesthikatë si dhe nga ato që vijnë nga njerëz të tjerë.
Përktheu: Alban Malaj