Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sherh Igathetul-Lehfan, mësimi 14, min. 01:10:34

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Ky pyetës që është jashtë këtij vendi (Arabisë Saudite) thotë: “Në vendin tonë, Ministria e Çështjeve Islame na urdhëron që të bëjmë disa bidate mbas pesë namazeve; i urdhëron imamët me këtë gjë. Nëse imami nuk i bën këto bidate, e pushojnë nga puna si imam.” Po ashtu (pyetësi) thotë: “Disa imamë që janë nga Ehli Sunneti, i bëjnë këto bidate dhe në të njëjtën kohë besojnë se këto janë të kota.”

 

Shejkh Feuzan: Kjo nuk lejohet. Kjo nuk i lejohet atij. Ai duhet të heq dora nga të qënurit imam nëse është i detyruar që t’i bëjë këto bidate, ai heq dorë nga të qënurit imam. S’është patjetër që të jetë imam. Nuk i lejohet që të jetë imam dhe të bëjë bidate, e të thotë se unë nuk i kam për qëllim bidatet dhe se unë i urrej ato. Jo! Mos e bëni këtë.

لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق

“Nuk lejohet t’i bindesh krijesës duke mos iu bindur Krijuesit.”

Kurse rrogën që merr me këtë punë si imam që të detyrojnë të bësh bidate, e ke haram këtë rrogë.

 

Pyetësi: Allahu të ruajtë. Pastaj thotë: “Ne imamët i bëjmë këto bidate me qëllim që të vazhdojmë me thirrjen e njerëzve për në akiden e Teuhidit dhe Sunnetit.”

 

Shejkh Feuzan: Ti i thërret ata duke mos qenë imam dhe pa rrogën e të qënurit imam. Ti i thërret ata dhe askush nuk të refuzon që të mos thërrasësh për tek Allahu.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari