Bismilah...

Burimi: Fetaua el-Xhamië el-Kebir 

Burimi:https://binbaz.org.sa/fatwas/2138/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%AA%D8%AA%D8%A8%D8%B9-%D8%B1%D8%AE%D8%B5-%D8%A7%D9%84%D9%81%D9%82%D9%87%D8%A7%D8%A1

 

Pyetje: Nëse unë jam në njërin nga medh'hebet, si për shembull medh'hebi Hanbelij, a më lejohet mua që të marr lëshimet që kanë medh'hebet e tjera?

Përgjigje: Ti e ke obligim që të kapesh mbas argumentit. Ka thënë dikush nga Selefët: "Kush i gjurmon lëshimet e dijetarëve, do të bëhet zindik (munafik)."

Çdo medh'heb ka disa gafa, ka disa gabime nga ana e disa pasuesve të medh'hebeve ose nga vetë imami të cilit i atribuohet medh'hebi, ngaqë ai ka gabuar në disa transmetime ose nuk i ka ditur disa hadithe. Për këtë arsye, kërkuesi i diturisë nuk i gjurmon lëshimet.

Nëse është ndonjë çështje që ka mospajtim, nuk është çështje që ka ixhma në të, atëherë ka shkrime në të cilat kanë bërë sqarim dijetarët. Kështu që, kërkuesi i diturisë duhet të kërkojë gjithmonë argumentin, duhet të shikojë se cila nga dy fjalët e dijetarëve është më afër të vërtetës dhe ka argumentin më të fortë. Pastaj merr atë fjalë që është e bazuar në argument e jo të ndjekë lëshimet e dijetarëve.

 

Përktheu: Alban Malaj