Bismilah...

Burimi: Sherhu lum’ati el-‘itikad, fq. 165-167

 

Bojkotimi i bidatçijve është prej bazave të Islamit, madje është prej bazave të Ehli Sunetit sepse bidati në përgjithësi është më i rëndë sesa gjynahet e mëdha. Pra, bidati është më i rëndë dhe më i madh sesa gjynahet e mëdha, kjo për pesë arsye. Po përmendim disa prej tyre:

1 – e para është se bidati hyn te dyshimet në fe, ndërsa gjynahet e mëdha hyjnë te epshet e ndaluara. Kush futet në derën e dyshimeve, do ta ketë të vështirë që të pendohet prej tyre, ndryshe nga ai që futet në derën e epsheve. Prandaj ka ardhur në disa hadithe, siç është hadithi i Mu’auijes e të tjerë veç tij, se Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë në përshkrimin që ka bërë për bidatçijtë:

تتجارى بهم الأهواء كما يتجارى الكلَبُ بصاحبه لا يبقى منه عرق ولا مفصل إلا دخله

“Do të përhapen epshet brenda tyre, ashtu siç përhapet sëmundja e tërbimit te qeni, saqë s’do të mbetet asnjë venë e asnjë nyje pa u futur në to.”

Gjithashtu, ka sqaruar i Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam – në një hadith, nëse është i saktë hadithi, edhe pse një numër dijetarësh e kanë shpallur hadith të saktë, se ai ka thënë:

أبى اللهُ أن يقبلَ توبةَ صاحبِ البدعةِ حتى يدع بدعتَه

“Allahu ka refuzuar që ta pranojë pendimin e njeriut të bidatit derisa ai ta braktisë bidatin e tij.”

Gjithashtu, janë transmetuar për këtë çështje edhe disa hadithe të tjera, disa prej të cilave janë të sakta e disa jo. Prej tyre është është hadithi i transmetuar se ai ka thënë:

"من وقَّرَ صاحبَ بدعةٍ فَقَدْ أعانَ عَلَى هدم الإسلام"

“Kush e nderon njeriun e bidatit, ai ka ndihmuar në rrënimin e Islamit.”

Sot vërejmë se kjo çështje parimore po braktiset. Shumë njerëz përzihen me bidatçijtë dhe nuk i bojkotojnë, me argumente të ndryshme, ose argumente që lidhen me interesa të dynjasë ose ndonjëherë janë argumente që lidhen me davetin apo me fenë. Kështu që, duhet të tërhiqet vërejtja dhe duhet paralajmëruar nga kjo gjë sepse bojkotimi i bidatçijve është obligim individual. Prandaj, nuk lejohet që të përzihesh me bidatçijtë me pretendimin se po e bën për davet dhe as me pretendimin që po përzihesh me ta për interesa dynjaje dhe as me pretendimin që po përzihesh me ta dhe nuk po i refuzon ata me qëllim që të realizosh disa interesa të caktuara. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që duan të përzihen me ta për t’i nxjerrë nga devijimi ku ndodhen dhe për t’i përmirësuar, për të refuzuar devijimet e tyre dhe për të ndryshuar gjendjen e tyre.

 

Përktheu: Alban Malaj