Bismilah...

 

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.rabee.net/show_fatwa.aspx?id=53

Pyetje: A i takon nxënësit të dijes që të thotë “Ky është bidatçi dhe ky është i devijuar”, apo ia lë këtë ulemave? Po nëse ai hesht për filanin apo për të tjerët dhe thotë: “Unë kërkoj diturinë derisa të mësoj, pastaj do të flas, do të kritikoj e do të lavdëroj kur të jem dijetar”?

Përgjigje: Drejtësia dhe mesatarja duhet të jetë në çdo gjë. Nëse është e nevojshme që të paralajmërohet kundër Rrafidiut, kundër Sufiut që adhuron varret, kundër Hizbiut të shkatërruar, kundër të tilla gjërave, dhe shikon se prej këshillimit të Muslimanëve është që t’u sqarojë atyre gjendjen e këtij njeriu, atëherë le t’ua sqarojë me aq sa di ai. Ngase disa gjëra janë të qarta, devijimi tek ato gjëra është i qartë. Ato i njeh nxënësi i dijes dhe dijetari. E nëse atij i kërkohet këshillë, atëherë le të japë këshillë.

E nëse shikon ndonjë njeri të mashtruar, ia sqaron atij dhe kjo nuk është prej gibetit të qortuar, porse është prej çështjeve të ligjshme. E nëse ai frikësohet se mos Rrafidiu e devijon atë, apo Sufiu që adhuron varret apo nga Hizbiu apo nga të tjerët prej pasuesve të epsheve, atëherë ai e ka detyrë që ta këshillojë atë me urtësi dhe t’i thotë: “Ky ka këtë gjë e këtë gjë.” Allahu ju bekoftë.

Ka disa çështje të padallueshme për të cilat duhet të flasin vetëm njerëzit e dijes, me argumente, sepse vetë dijetari nuk flet përveç se me të vërtetën, me fakte dhe drejtësi, dhe nuk flet për Allahun pa dije. Edhe nxënësi i dijes poashtu. Ka çështje që ai nuk i di dhe nuk duhet të flasë për to. Kurse për sa i përket çështjeve që ai i njeh dhe janë të qarta dhe të dukshme dhe në to ka dobi për Muslimanët, atëherë ai flet për to me fakt e me argument sipas aftësisë dhe njohurisë së tij.

Ama që ai ta mbyllë gojën dhe të mos thotë që filani është i devijuar e të mos thotë asgjë, porse veç të heshtë, atëherë pikërisht kjo është ajo që duan njerëzit e devijimit! Ata duan që të mos flasësh për njerëzit e bidateve, kurrë! Vetëm hesht. Të gjithë njerëzit janë Muslimanë, Rrafidat janë vëllezërit tanë, adhuruesit e varreve janë vëllezërit tanë, si dhe të tjerët si puna e tyre. Këto gjëra janë të gabuara. Nxënësi i dijes dhe dijetari flasin me argument, me fakt, me urtësi, me këshillim të mirë dhe jo me marrëzi dhe mendjelehtësi. Ka disa që veprojnë me marrëzi dhe mendjelehtësi dhe bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Dhe kjo marrëzi e mendjelehtësi duhet të lihet, Allahu ju bekoftë.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj