Autor: Shejkh Ebu ‘Uthman Muhamed el-Anxheri
Ligjëratë e mbajtur në Kuvajt më 29 Nëntor 2007
Shejkh Muhamed el-‘Anxheri, Allahu e ruajt, ka thënë :
Dëshiroj këtu të përmend një çështje të rëndësishme. Dikush më thirri e më tha: “Dua të të lexoj ty një artikull që u publikua dje ku diskutohet çështja e bindjes ndaj udhëheqësit të Muslimanëve.” Ai është personi që kishte shkruajtur artikullin. Dhe kur mbaroi (së lexuari artikullin), tha: “Çfarë mendimi ke për artikullin o Ebu ‘Uthman?” Ai (autori i artikullit) është një ikhuan nga bijtë e Xhami’atul-Islah el-‘Ixhtima’ijeh, i cili sikur donte të më thoshte ‘ne (d.m.th. ne Ikhuanul-Muslimin) e mbështesim bindjen ndaj udhëheqësit’.
Kështu, unë i thashë: “Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) erdhi me el-Mufassal (me atë që është e sqaruar dhe e shpjeguar në detaje). Kur erdhi Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ai erdhi me el-Mufassal. Dhe kjo është ndarëse (farik) midis Da’uetit të Hakut (Thirrjes drejt të Vërtetës) dhe da’ueteve e tjera.”
Prandaj ruhu o robi i Allahut nga muxhmelatet (nga ato gjëra që janë të përgjithshme dhe të lënë hapsirë për interpretime të ndryshme e të gabuara)!
Nga muxhmelatet është të thuash, “Da’ueti ynë është da’uet Selefij!”
Nga muxhmelatet (d.m.th. nga fjalët e përgjithshme) është që të thuash, “Merr dije”, një fjalë e përgjithshme.
Nga muxhmelatet është që të thuash, “Kushtojini vëmendje librave të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes.”
Nga muxhmelatet është që të thuash, “Unë jam diplomuar në Universitetin Islamik të Medines.”
Nga muxhmelatet është që të thuash, “Bindja ndaj udhëheqësit të Muslimanëve është obligim.”
Nga muxhmelatet është që të paralajmërosh kundër tekfirsave. Muxhmelate!
Dhe sot ne i dëgjojmë këto gjëra, apo nuk është këshu?!
‘Abdur-Rrahman (‘Abdul-Khalik) thotë: “Unë them: e keni detyrë që të merrni dije!”
Sefer (Hauali) thotë: “U bëj thirrje njerëzve që të marrin dije.”
Selman el-‘Aude thotë: “E keni detyrë që të merrni dije dhe të lexoni librat e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes.”
Atëherë çështja na qenka një (d.m.th. s’paska asnjë dallim midis këtyre bidatçijve dhe dijetarëve Selefijin)! [1]
Atëherë ku bën dot dallim ti o robi Allahut?! Ky është problemi! Ky miskin, ky student i dijes 18 vjeç apo 19 vjeç, thotë: “O vëlla, kjo është çështje e ngatërruar dhe e vështirë për mua! Njëri thotë, “merr dije”, edhe ‘Abdur-Rrahman (‘Abdul-Khalik) thotë, “merr dije”, edhe Selmani thotë, “merr dije”! Kurse tjetri thotë: “Jo, unë lexoj nga Dijetarët!” Selmani thotë: “Unë lexoj nga Dijetarët më shumë se ty, xhezzakAllahu khajran!”
A nuk është kështu?!
(Ai thotë): “Unë jam nga Nexhdi dhe Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz me Shejkh Ibn ‘Uthejminin janë nga Nexhdi, dhe unë jam rritur nga këta njerëz”.
Kështu që, si do t’i dallosh dhe do t’i ndash gjërat o ti nxënës i dijes?
Kur'ani bën dallim dhe i ndan gjërat.
Një nga emrat e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është Farik (ai që bën dallimin dhe ndarjen midis të Vërtetës dhe të Pavërtetës).
Beteja e Bedrit çfarë ishte? Çfarë?
[Vëllezërit e pranishëm i përgjigjen Shejkhut: Furkan!]
Atëherë si do të bëni dallim? Po ju tregoj një shembull këtu.
Më telefonoi para dy apo tri javësh një i ri që studjon në Universitetin Islamik [në Medine]. Unë po e këshilloja atë që të kapet fort pas Fesë, të lexojë dhe të marrë ato lëndë që janë nxjerrë nga Suneti (medeh es-Sunnije). Ai thotë në një mesazh që më dërgoi: “Ebu 'Uthman, sapo mbarova leksionin, edukatori, mësuesi lexoi dhe nxorri shkencat (e ndryshme të Sheriatit).” I biri i kujt është ky për të cilin po flet ai? Ai është i biri i një imami, autori i ‘Adua’ul-Bejan’, Muhamed el-Emin esh-Shenkijti. Emri i tij është ‘Abdullah. Çfarë thotë ai? Ai u thotë studentëve në Universitetin Islamik (të Medines): “Ku je o Shejkh ‘Abdul-‘Azijz?!” - Allahu Ekber! Ai (‘Abdullahu esh-Shenkijti që jep mësim në Universitetin Islamik) thotë: “E ku e dini ju? Ndoshta Xha’d (bin Dirhemi) i ka çuar plaçkat e tij në Xhenet!” [1]
[Shejkhu bën një zë mosaprovues]
“E ku e dini ju?” Dhe ai thotë: “Unë jam specializuar në shkencat (e Islamit), unë kam studjuar me Dijetarët dhe kam përfunduar studimet e mia në Universitetin Islamik dhe tani jap mësim aty. Dhe dijetarët e mi… shiko, unë s’kam nevojë të prezantohem. Doni të pyesni për Dijetarët e mi?! Po jua tregoj zinxhirin tani. Shkencat plotësuese (shkenca të tilla si gjuha, usul-fik’h etj…) lavdi Allahut unë i jap mësim (të gjitha këto shkenca). Nëse më sillni një fjalë të vetme, unë do t’ju sjell dhjetë argumente nga Kur'ani. Unë ju sfidoj!”
Atëherë çfarë do të bëni tani?
Shikojini këto ethere (gjurmët që janë transmetuar nga Selefëve), shikojini këto ethere dhe aty do ta gjeni dallimin:
Ebu Is`haku nuk jepte mësim ose nuk i transmetonte hadithin nxënësit derisa ta vinte në provë atë. Ai thoshte: “Thuaj që Zinaja ndodh me Kaderin e Allahut.” Dhe nëse nxënësi nuk thoshte, ai nuk i transmetonte (hadithin). “Thuaj që Zinaja ndodh me Kaderin e Allahut.” Dhe nëse nuk thoshte ai nuk i transmetonte. “Thuaj që Zinaja...” Ky është Imam! Dhe nëse nxënësi e thoshte këtë, atëherë ai i transmetonte. A e shikoni o vëllezër? Atëherë çfarë na mbetet? Me të vërtetë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi tek ne me çfarë? Me sqarim (el-Mufassal)! Lërini muxhmelatet (fjalët e përgjithshme) dhe hyni... ku? Hyni tek sqarimi! Dhe këtu është ndarja. Dhe këtu të bëhet e qartë e vërteta. Prandaj Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi me çfarë? Erdhi me sqarim (el-Mufassal)!
Po ju përmend udhëzimin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Një grua erdhi... ose po ju përmend një hadith tjetër. Një burrë donte të lironte një robëreshë. Dhe ai është Sahabiu Mu’auije (Ibn Hakem es-Sulemi, radij-Allahu ‘anhu). Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Sille atë tek unë.” Ajo erdhi tek Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai e pyeti: “Ku është Allahu?” A është sqarim ky apo jo?
[Vëllezërit përgjigjen: Sqarim!]
A e vini re menhexhin Pejgamberik?! “Ku është Allahu?” Kurse ajo tha: “Mbi qiej.” Ky është menhexhi Pejgamberik! Ky është menhexhi Pejgamberik! Duhet të ketë sqarim (tefsil)!
Nëse më vjen ndonjë person unë i them: “Afrohu, pyetja ime është e qartë. Çfarë qëndrimi mban ti ndaj Xhamiat Ihjau Turath? Çfarë qëndrimi mban ti ndaj Xhamiat Ihjau Turath?!” Nëse ai të thotë: “O vëlla çfarë pyetjesh janë këto?” Atëherë dije se ka diçka përbrenda tij! E shikoni?
Këtu padyshim që ka njerëz të cilët kanë ngrënë barsim (d.m.th. janë sprovuar me pasuri dhe furnizim), ashtu siç ka thënë një prej Selefëve. Kulabijet atëkohë kishin pozitë dhe pushtet dhe Imami nuk u transmetonte hadithin fëmijëve derisa t’i vinte në provë ata. Ai u thoshte: “Thoni: O Allah! Unë e distancoj veten time nga Kulabijet.” Ai nuk u transmetonte hadithin derisa nxënësi të thoshte këtë frazë: “O Allah! Unë e distancoj veten time nga Kulabijet.” Ndërsa nxënësi ia kthen: “O Shejkh, babai nuk më jep për të ngrënë” - d.mth. ai ishte sprovuar në furnizimin. Kështu, mësuesi filloi të qeshë. Shejkhu qeshi.
Kjo rrugë nuk është e lehtë. Në këtë rrugë ka huajësim (gurbeh), na e thotë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe prandaj Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka përshkruajtur këta njerëz me thënien e tij - shiko!
“Ata që rregullojnë atë që kanë prishur njerëzit” - nga se? Nga Suneti im i sqaruar! “Ata që rregullojnë atë që kanë prishur njerëzit nga Suneti im.”
Ky... ky është mesazhi! Ky është mesazhi, që ne rregullojmë atë që kanë prishur Turathitë nga Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), që ne rregullojmë atë që kanë prishur Ikhuanët nga Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), që ne rregullojmë atë që kanë prishur Xhuhejmanijunët nga Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), që ne rregullojmë atë që ka prishur Selman el-‘Aude nga Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ky është menhexhi i sqaruar (menhexhul-mufassal) në këtë kohë.
I them këto fjalë dhe lus Allahun që të më falë mua dhe juve.”
Fundnota:
[1] Shejkh Muhamed el-Anxheri ka shpjeguar se këtu bëhet fjalë për ata njerëz të cilët kur dëgjojnë Selefijinët që sqarojnë realitetin e çështjeve apo të individëve të përfshirë në da’ue, ata vijnë e thonë “Ku e di ti? Ndoshta Allahu e ka falur atë! Ndoshta Allahu e ka futur atë në Xhenet!” Dhe me këto fjalë ata i hedhin Selefiut shubuhate (dyshime) me qëllim që ai të heqë dorë nga sqarimi i Hakut nga Batili.
[2] Atëherë dije se të gjithë këto çështje janë gjëra të përgjithshme dhe ato nuk përbëjnë argument që robi është në Hak. Që robi të flasë kundër tekfirsave apo të mbrojë udhëheqësit e Muslimanëve, kjo në vetvete nuk është argument që tregon se ai është në Hak. Sot shikon davetçij të Xhemateve që merren me politikë të cilët flasin për këto çështje. Pra, kjo është diçka e përgjithshme.
Të gjithë sot flasin për kërkimin e diturisë, Seferi, Selmani, Ihja’ut-Turath, Ikhuanul-Muslimin, Xhemati Tablig... të gjithë ata flasin për të njëjtën gjë: rëndësia e kërkimit të diturisë. Të gjithë ata i këshillojnë nxënësat e dijes që të lexojnë librat e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes. Pra, këto janë muxhmelate (fjalë të përgjithshme).
Që mbas emrit të një personi shkruhet “I diplomuar në Universitetin Islamik të Medines”, kjo është muxhmel (d.m.th. diçka e përgjithshme). Pa patur sqarime të mëtejshme kjo nuk tregon asgjë. ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalik u diplomua në Universitetin Islamik të Medines, ai i cili flet me Teuhidin Hakimijeh, i cili sulmon Ulematë e Ehli-Sunetit dhe bën tekfir mbi udhëheqësit Muslimanë. Atëherë a është diploma e tij nga ai universitet argument për udhëzimin e tij?
Personi që përmendi Shejkh el-‘Anxheri në ligjëratën e tij është një i diplomuar në Universitetin Islamik të Medines. Por a do të thotë kjo që ai është në Hak? A do të thotë kjo që ky person u sqaron njerëzve Hakun nga Batili dhe është i qartë në menhexhin e tij?
Nuk është ashtu! Por Selefiu duhet të shikojë detajet. Me kë ulet ai? Çfarë u mëson njerëzve? A u sqaron ai njerëzve Hakun nga Batili, apo ai i mashtron ata duke u folur për gjëra të përgjithshme dhe çështje për të cilat flasin të gjithë?
Pra, ne shohim detajet e jo gjërat e përgjithshme.
Sa njerëz ka që kanë studjuar në Jemen apo në Saudi, apo kanë studjuar me filan Shejkh, mirëpo ata nuk u japin njerëzve Furkan (ndarjen e Hakut nga Batili)!! Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u dërgua me Furkan, me el-Mufassal (çështje të sqaruara). A mos vallë ata po u japin të njëjtën gjë njerëzve? Apo ata po i mashtrojnë njerëzit? Kur i pyesni ata për Ehlul-Bid’ah, a thonë ata: “Pyetja tjetër ju lutem”. Apo mos thonë: “Bëni pyetje që janë të dobishme për njerëzit”. Apo mos thonë: “Sa Ku’ran keni mësuar përmendësh?” Apo e sqarojnë Hakun nga Batili, ashtu siç ishte menhexhi i Selefus-Salih!
Përktheu Alban Malaj